Lazer Stani: Koliqi dhe Camaj, maja të letërsisë shqipe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari Lazër Stani komenton ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, debatin mbi figurën e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit ku shprehet se dokumentet dhe dosjet e përpiluara nga sigurimi i shtetit, ky aparat monstruoz dhe kriminal, nuk mund të trajtohen si dokumente historike. Sigurimit nuk i ka interesuar kurrë e vërteta, po vetëm goditja, eliminimi, asgjësimi e diskreditimi i atyre që ai i konsideronte si kundërshtarë politikë të regjimit.

BALTË MBI ERNEST KOLIQIN DHE MARTIN CAMAJN. PSE PIKËRISHT SOT KY DEBAT?

Nuk mund të them se është debat. Në këtë rast nuk ke se për çfarë të debatosh. Në këtë rast vetëm mund të refuzosh me përbuzje, riciklimin e akuzave të hartuara nga Sigurimi i Shtetit Komunist që synonte të denigrojë dhe të defaktorizojë dy prej personaliteteve kulturore më të rëndësishëm shqiptarë në shekullin e shkuar. Eshtë një praktikë e njohur kjo e përdorur nga shërbimet sekrete Lindore, ndaj personaliteteve kulturore disidentë, që nuk pajtoheshin me regjimet e dhunshme të instaluara në këto vende. Vlerësimi për Ernest Koliqin, Martin Camajn, por edhe Arshi Pipën, Petro Markon e ndonjë shkrimtar tjetër nuk mund të bëhet duke përdorur trillimet e Sigurimit të Shtetit ndaj tyre. Vepra e tyre letrare është dëshmia më e mirë e personalitetit të tyre letrar të padiskutueshëm, por edhe dëshmi e atdhedashurisë, e lidhjes se tyre shpirtërore me kombin dhe gjuhën shqipe. Joseph Brodsky shkruan se “për shkrimtarin ekziston vetëm një lloj patriotizmi, qendrimi i tij ndaj gjuhës.” Nëse i shohim në këtë kontekst, unë nuk di patriotë më të mëdhenj se Koliqin dhe Camajn. Të dy kanë shkruar një shqipe të mrekullueshme. Nëse e lexon krijimtarinë e këtyre dy shkrimtarëve, gjen një lidhje shpirtërore të fuqishme me gjuhën, arketipin, shpirtin dhe identitetin shqiptar, të pandotur nga rrjedhat e historisë. Vetëm një njeri që e do shumë vendin e vet, gjuhën e vet, kombin e vet, mund të shkruajë një letërsi të tillë. Në Shqipëri nuk kemi shumë gjëra për të cilat mund të krenohesh, por emrat e këtyre dy shkrimtarëve, gjithmonë më kanë bërë të ndjehem krenar për vendlindjen time, vendin tim.

PSE SULMOHEN SHKRIMTARËT KUNDËRSHTARË TË REGJIMIT? PO ATA QË I SHËRBYEN REGJIMIT KOMUNIST?

Në librin tim të fundit “”Rugë pa krye” në njërën nga esetë kam shkruar ndër të tjera: “Dosjet e policisë sekrete, dosjet e sigurimit të shtetit patën tmerruar njerëzit për dekada me radhë. Njeriu në këto dosje gjymtohej, shtrembërohej, tjetërsohej, ngarkohej me një mijë e një të zeza, faje e krime të pabëra kurrë, deri sa një ditë ky njeri i dosjes e çonte njeriun e vërtetë në bankën e të akuzuarve, e shndërronte në viktimë të ndëshkimeve dhe dënimeve të padrejta”. Pikërisht kjo ka ndodhur, dosjet e përpiluara nga Sigurimi i Shtetit kërkojnë të çojnë edhe tani pas tridhjetë vjetësh, në bankën e të akuzuarve dy prej personaliteteve më të shquar të kulturës shqiptare, dy maja të ndritshme të letrave shqipe. Duket se “studimi” i prezantuar me dokumente të manipuluar dhe raporte të shkruara nga Sigurimi” është vetëm vazhdim i punës së nisur shumë vite më parë për të goditur këto personalitete, që me emrin dhe veprën e tyre i bënin hije shkëlqimit të rremë të diktaturës. Unë mendoj se dokumentet dhe dosjet e përpiluara nga Sigurimi i Shtetit, ky aparat monstruoz dhe kriminal, nuk mund të merren si dokumente historike. Sigurimit nuk i ka interesuar kurrë e vërteta, po vetëm goditja, eleminimi, asgjesimi e diskreditimi i atyre që ai i konsideronte si kundërshtarë politikë të regjimit. Dosjet e përpiluara prej tij janë të mbushura me shpifje, intriga, shtrembërime, falsifikime e manipulime të së vërtetës. Ato dosje vetëm se dëshmojnë se sa kriminal, monstruoz dhe antinjerëzor ishte regjimi në të cilin kemi jetuar; një ferr për njeriun dhe një parajsë për të ligun, kriminelin, të pashpirtin, intrigantin, manipulatorin, gjithfarë lloj monstrash që për fat të keq toka jonë i ka prodhuar me shumicë.

Lexo edhe :  Rrjedhshmëria e narracionit në tregimet e Qazim Shehut

ÇFARË PËRFAQËSOJNË CAMAJ E KOLIQI NË LETERSINË E KULTURËN SHQIPTARE?

Koliqi dhe Camaj janë individualitete krejt të veçantë të letrave shqipe, vijnë si zë autentik i shpirtit shqiptar, të pandotur e të papërçudnuar nga masakra që iu bë kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të njëzet. Eshtë kjo arsyeja ndoshta që ata urrehen nga bartësit ende aktivë të ideologjisë së diktaturës.

A E DËMTON SHOQËRINË DHE SHKENCËN KJO HAPJE ARKIVASH NGA NJERËZ JO KOMPETENTË?

Shoqërinë e dëmton sigurisht. Akte të tilla poshtëruese i bëjnë njerëzit të demotivohen, të ndjehen të zhgënjyer në vendin e tyre. A këta jemi ne? Nëse jemi kështu, e meritojmë këtë fat që kemi, ndaj hajt të ikim nga sytë këmbët, të shpëtojë kush mund të shpëtojë, në mos veten, të paktën fëmijët. Ndërsa për shkencën është vështirë të flitet. Ajo qëndron përtej këtyre banaliteteve.

ÇDO TË THOTË TË SULMOHEN MITET LETRARE TË NJË KOMBI?

Historia jonë është e mbushur me barbarizma të tilla. Eshtë përçmuar letërsia e vjetër shqipe dhe krijuesit e saj, autorët e Rilindjes, Faik Konica dhe Gjergj Fishta, At Anton Arapi dhe Ernest Koliqi e shumë e shumë shkrimtarë të tjerë. Komunizmi si filozofi në ADN-në e vet ka urrejtjen, sepse është i mbështetur mbi urrejtjen klasore dhe konfliktin që lind midis klasave të një shoqërie për shkak të kësaj urrejtjeje. Kjo ka sjellë shumë shkatërrime në vendin tonë, Shqipërinë. Dhe që për fat të keq është ende e pranishme, si sindromë, si lëngatë, që bren vlerat dhe virtutet e kombit. Një komb matet me njerëzit e tij të shquar, shkruante Ernesto Sabato. Nëse ne si komb i asgjesojmë njerëzit tanë më të shquar, e në mes tyre edhe Koliqin e Camajn, atëherë me çfarë do të matemi, me partizanin e vogël Velo? Megjithatë, në fund dua të shtoj se letërsia e mirë është superiore, është e paasgjesueshme. Të tillë janë edhe Koliqi e Camaj si autorë të një letërsie të tillë./Gazeta Dielli

Të fundit

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

Lajme të tjera

Web TV