“Lokomotiva e Zagrebit… kur talentet i kërkon në fund të botës, por i gjen në derë të shtëpisë”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kur suksesin dhe talentet i kërkon në fund të botës, por i gjen në derë të shtëpisë. Kështu e ka cilësuar një media e njohur kroate arritjen historike të Lokomotivës së Zagrebit, skuadrës së dytë të kryeqytetit kroat, që e mbylli kampionatin vendas e dyta në renditje dhe siguroi vendin në turet eliminatore të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit.

Në fakt, ka qenë një mbrëmje e paharrueshme ajo e së shtunës për futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Lokomotiva e Zagrebit, të cilët triumfuan në sfidën vendimtare ndaj Osijekut të Eros Grezdës me rezultatin 1-2, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 2-të, vend ky që të siguron një biletë për në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve.

Ky është, në fakt, suksesi më i madh historik i arritur nga Lokomotiva e Zagrebit. Për këtë arritje meritë absolute kanë padyshim edhe 5 lojtarët shqiptarë, Mersinaj, Çokaj, Tuci, Kastrati dhe Uzuni, të cilët kanë qenë protagonistë jashtëzakonshëm të këtij sezoni të Lokomotivës. Pikërisht për këtë arsye, media e njohur kroate, “24sata.hr” ka bërë një artikull mbi kombësinë e lojtarëve të skuadrës modeste të Zagrebit.
Nuk mund të mungonin fjalët e mira për lojtarët shqiptarë, teksa që në titull proklamohet me të madhe: “Ndërsa të tjerët po kërkojnë të huaj në Brazil apo Afrikë, Lokomotiva i gjen në Shqipëri dhe Kosovë”. “Lokomotiva ka bërë shumë mirë në qëmtimin e lojtarëve, shumë herë më mirë se disa skuadra të tjera të kampionatit”, thuhet ndër të tjera në artikullin e medias në fjalë.
“Suksesi i tyre është një shuplakë e madhe në fytyrë ndaj skuadrave të tjera të mëdha, – vijon artikulli i “24sata.hr”. – Nëse e shikojmë të gjithë ekipin, aty nuk ka lojtarë të mëdhenj, por arritën sukses. Mund t’i merrnin edhe skuadrat e tjera, por Lokomotiva i gjeti këta lojtarë. Ata bënë një punë të shkëlqyer me Besnik Prengën, njeriun përgjegjës për qëmtimin e lojtarëve në Shqipëri.”

Lexo edhe :  Publikohet në shqip "Pleshti", biografia e parë zyrtare e Messit

“Vetëm nga Uzuni dhe Kastrati, kryeqytetasit kanë arkëtuar plot 3,8 milionë Euro, – vijon artikulli në fjalë. – Lokomotiva e Zagrenit është një dëshmi se të huajt nuk duhet të kërkohen vetëm në Argjentinë, Brazil apo Afrikë, por mund të gjejnë edhe në Shqipëri, Kosovë apo Bonjë Hercegovinë, madje edhe më lirë.” Përveç rezultatit të skuadrës, ai që ka spikatur ka qenë edhe rendimenti i futbollistëve shqiptarë këtë sezon.

Kështu, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, 21-vjeçari Lirim Kastrati ka realizuar 11 gola, 25-vjeçari Myrto Uzuni ka realizuar 9 gola, sulmuesi tjetër shqiptar, Indrit Tuci, ndonëse 19 vjeç, ka shënuar 4 gola, ndërsa rrugën e rrjetës e ka gjetur një herë edhe mesfushori 21-vjeçar Enis Çokaj. I vetmi që nuk e ka provuar shijen e golit ka qenë mbrojtësi 21-vjeçar, Jon Mersinaj.


Të fundit

Marshim në Nju Jork për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, reagon Dua Lipa

Vasfije Krasniqi – Goodman do të niset javën tjetër drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në marshin që do...

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare (Foto)

Është ndarë nga jeta aktorja Filika Dimo. Lajmin e trishtë e ka njoftuar faqja zyrtare në rrjetet sociale e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës....

Hetimi i 25 Prillit sjell “surpriza”, PD në krye për vjedhjen e votave

Rinumërimi i disa kutive të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, si provë për integritetin e numëruesve dhe procesit, ka...

E rrallë: 70-vjeçarja sjell në jetë foshnjën, bëhet nënë për herë të parë

Një grua në Indinë perëndimore ka lindur fëmijën e saj të parë në moshën 70-vjeçare përmes Fekondimit In Vitro (IVF). Doktori i cili ka ndjekur...

Nisma e PD për vetting në politikë, Manjani: S*ksi për popullin, por një spekulim i madh

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi në studion e “Opinion” nismën e Partisë Demokratike për vetting në politikë. Manjani tha ndër të tjera se nga...

Lajme të tjera

Web TV