Mauricio Sarri shkruan historinë, është “babagjyshi” i trajnerëve “kampion” të Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë mjaft i paragjykuar, madje shpesh edhe i nënvlerësuar, por Mauricio Sarri ka shkruar historinë, duke u bërë trajneri më i vjetër që ka fituar titullin e Serisë A të Italisë. Tanimë në moshën 61 vjeç e 6 muaj, ai ka fituar titullin e “kampionit” të Italisë të dielën mbrëma me Juventusin, dy java para mbarimit të sezonit të rregullt. Skuadra torineze triumfoi 2-0 ndaj Sampdorias dhe ka siguruar një epërsi të paarritshme nga ndjekësit më të afërt.

“Sigurisht që është ndjenjë e veçantë, – ka thënë Sarri për “Sky Sport Italia”. – Është e vështirë të fitohet. Nuk ishte e lehtë, ishte rrugë e gjatë dhe e vështirë, por skuadra duhet përgëzuar që ka gjetur urinë dhe përkushtimin për të vazhduar pas 8 titujve radhazi.” Për Juventusin, ky ishte titulli i 9-të radhazi, ndërsa lojtari i vetëm që ka marrë pjesë në të 9 këta tituj është Xhorxho Kielini. Ndërkohë, për herë të parë në historinë e Serisë A, trajnerët italianë kanë fituar 10 tituj radhazi të “kampionit” të Italisë.

“Ishte titulli më i bukur, pasi ishte më i vështiri, – ka thënë mbrojtësi i bardhezinjve, Xhorxho Kielini. – Ne nisëm një epokë të re, një filozofi të re, kishim shumë vështirësi dhe rrëshqitje. Ne e kishim nganjëherë vështirësi të interpretonim filozofinë e trajnerit, por qëndruam të bashkuar dhe punuam fort. Do të pushojmë gjatë 10 ditëve dhe do të përgatitemi për sfidën e radhës.” Ndërkaq, ylli portugez, Kristiano Ronaldo, ua ka dedikuar titullin tifozëve të Juventusit.

Veçanërisht atyre që kanë vuajtur dhe po vuajnë nga epidemia e shkaktuar nga virusi korona. “Jam i lumtur me titullin e dytë radhazi të “kampionit” të Italisë dhe të vazhdojmë të ndërtojmë historinë e këtij klubi të madh e të jashtëzakonshëm, – ka shkruar ish-lojtari i Mannçester Junajtid dhe Realit të Madridit në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”. – Titulli u dedikohet gjithë tifozëve të Juventusit, në veçanti atyre që kanë vuajtur dhe po vuajnë nga epidemia, e cila na ka zënë të gjithëve në befasi.”

Të fundit

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV