Meta: Opozita s’duhet të provokohet për t’u larguar nga Këshillit Politik, Rama s’ka vullnet për dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron se opozita jashtë parlamentare nuk duhet të provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik, pasi sipas tij ka pas shpesh nga mazhoranca.

Kreu i shtetit deklaroi se kryeministri Rama nuk ka vullnet as për dialog të vërtetë politik dhe as për zgjedhje të lira.

“Opozita nuk duhet të provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik. Duhet të jetë e vendosur për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjë detyrën e saj ndaj vendit. Ka pasur dhe ka përpjekje për ta provokuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga tryeza dhe institucionet. Për fat të keq opozita ka rënë shpesh pre e këtyre provokimeve. Për fat të keq, lideri i mazhorancës aktuale nuk ka vullnetin as për dialog të vërtetë politik dhe as për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe as për t’i qëndruar marrëveshjeve që vetë ka firmosur.

“Opozita duhet të jetë e vendosur për të mos marrë asnjë përgjegjësi për çdo situatë të paparashikueshme. Të gjitha kushtet e BE për nisjen e negociatave lidhen me suksesin e marrëveshjeve të këtij Këshilli Politik,” tha Meta në “A Show”.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Lajme të tjera

Web TV