Ambasadorja Kim: KLGJ të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë online me përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë.

Kim tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi në vend, ndërsa theksoi KLGJ duhet të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë, funksionimi i së cilës lidhet me zgjidhjen e disa problemeve kryesore me të cilat përballet sot gjyqësori në Shqipëri.

“E lumtur që dëgjova planin për Gjykatën e Lartë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi. Takimi ishte për funksionalitetin e plotë të Gjykatës deri në fund të 2021. KLGJ duhet të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Mungesa e kësaj gjykate pengon kontrollin dhe ekuilibrin e qeverisë. Kjo gjykatë nuk është funksionale, ndaj drejtësia mohohet, duke vonuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt BE-s”, tha Kim./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Javën e ardhshme miratojmë…”/ Meta jep lajmin: Do të rriten pagat për sektorin publik

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e...

Vënia në pranga dhe dorëheqja e Goros, OMONIA ngre pikëpyetjet për pronat në Himarë

Komuniteti grek në Shqipëri, OMONIA ka reguar pas arrestimit dhe dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë të Himarë, Jorgo Goro. Në deklaratën e tyre, thuhet se...

Çfarë po ndodh? Një tjetër ish-kryebashkiak socialist paraqitet në SPAK (Emri)

Ish-kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se ish-kryebashkiaku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Zyrtarisht...

“Investimet e huaja janë rritur”/ Rama: Ekonomia shqiptare ka marrë një vlerësim të mirë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ka potenciale për të vjelë investime të huaja. Ai tha se kërkesa për Shqipërinë rritet në mënyrë eksponenciale. Sipërmarrja...

Kur do të pastrohet ajri nga pluhuri saharian? Flet sinoptikania Porja

Pluhuri saharian ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, përshirë edhe kryeqytetin, duke shkaktuar probleme në frymëmarrjen e njerëzve. Sinoptikania Lajda Porja shpjegoi se pse ndodhi ky...

Lajme të tjera

Web TV