Legjionarët, Gjimshiti fiton me përmbysje derbin kuqezi me Dermakun

113 563 lexime

77,493FansaPëlqeje

Java e 37-të dhe e parafundit e Serisë A të Kampionatit Italian të Futbollit ka sjellë një tjetër derbi shqiptar, pasi Atalanta ka ngadhënjyer me përmbysje, 2-1 ndaj Parmës në fushën e kësaj të fundit. Në fushë në këtë përballje ishin edhe të pranishëm edhe dy mbrojtësit e Kombëtares kuqezi, Kastriot Dermaku dhe Berat Gjimshiti.

Ndërkohë që i pari ishte titullar me Parmën, i dyti e nisi nga stoli ndeshjen me Atalantën, teksa u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë. Dhe aktivizimi i tij ka qenë fatsjellës për skuadrën nga Bergamo, pasi Atalanta është zgjuar në 20 minutat e fundit, duke e fituar ndeshjen dhe duke mbajtur të hapur betejën për vendin e dytë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Parmës, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, skuadra mike përmbysi shifrat me Malinovskin, që realizoi nga goditja e lirë në minutën e 70-të, dhe Papu Gomezin, që shënoi 6 minuta para fundit të kohës së rregullt, duke fiksuar fitoren e 23-të në këto 37 javë kampionatin.

Me këtë triumf zikaltërit u ngjitën në kuotën e 78 pikëve, një rekord pikësh ky për skuadrën e trajneri Gasperini, që ka shënuar më shumë se çdo skuadër tjetër e Serisë A, plot 98 gola. Aktualisht, Atalanta duket se do ta vazhdojë deri në ndeshjen e fundit betejën me Interin për vendin e dytë dhe titullin simbolik të “nënkampiones”.

ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Liga e Kampioneve mbyll turin e 16-shes, përcakton 4 çiftet çerekfinaliste

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka përmbyllur turin e 16-shes, duke përcaktuar edhe duelin...

Mbyllet Drejtoria Arsimore në Elbasan, drejtoresha pozitive me COVID

Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan. Drejtoresha ka rezultuar pozitiv me COVID-19, teksa mësohet se i gjithë stafi është karantinuar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë,...

Kampionia e Kosovës, Drita, në finale të turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve

Kampionia e Kosovës, Drita, ka mposhtur kampionen e Andorrës, Inter Eskaldesin, me shifrat 2-1, duke siguruar kështu të drejtën për të shkuar në finalen...

UEFA shpall vazot, Astana, Karabagu, Makabi i Tel Avivit dhe Dinamo e Tbilisit, kundërshtarët e Tiranës

Organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka përditësuar pak më parë edhe ndarjen e vazove për shortin që do të hidhet ditën e diel,...

Shorti i së hënës, përvijohen skenaret “shqiptare” të turet eliminatore të Ligës së Evropës

Të hënën, në Nion të Zvicrës, hidhet shorti i Ligës së Evropës dhe tanimë është krijuar një ide, sado e përgjithshme se çfarë mund...

Lajme të tjera

Web TV