Pandemia/ Kosova nuk do të kërkojë teste Co*vid për qytetarët nga Shqipëria

113 563 lexime

77,342FansaPëlqeje

Qytetarët shqiptarë që i drejtohen territorit të Kosovës nuk do t’u bëhet tamponi për COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Ministri i Shëndetësisë së Kosovës nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’  pas takimit me ambasadorin Minxhoz lidhur me vendimin e qeverisë për masat kundër virusit.

Sipas tij ky vendim është bazuar në parimin e reciprocitetit.

Postimi i plotë:
Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.
Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!
#QeveriaHoti                                                                  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Ja kur do të jetë gati vaksina anti-Co*vid në Shqipëri

E gjithë bota është në luftë me kohën dhe pandeminë për krijimin sa më shpejt të vaksinës, anti-Covid-19. Teksa...

Ekskluzive/Ulet numri i fëmijëve që ndodhen në paraburgim, por 5 të mitur akuzohen për vrasje

Lajmi i publikuar sot në media se një 14-vjeçar është arrestuar në Durrës sepse në çantën e tij iu gjet një pistoletë, beri jo...

Vaksina ndaj Co*vid/ Manastirliu: E garantojmë sapo të jetë gati, do të mbulojmë gjithë popullatën

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se qeveria shqiptare është gati ta blejë vaksinën ndaj koronavirusit, sapo ajo të jetë gati. E ftuar në...

Arilena Ara pjesë e ‘Milan Fashion Week’

Pandemia ka ndryshuar mënyrën se si industria e modës po i afrohet publikut me krijimet e reja. Javët e fundit, gjithçka është zhvilluar online. “Milan...

Halit Valteri: Nuk e votoj draftin, Basha u kthye në ‘doktor Covidi’

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është shprehur se ai nuk do të votojë draftin e mazhorancës për hapjen e listave. Sipas tij, edhe pse...

Lajme të tjera

Web TV