Urdhër arrestet për dosjen 339/ Ndodh e papritura, 2 prej komisionerëve kanë ndërruar jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka lëshuar urdhër arreste për arrestimin e 22 personave, mes tyre edhe komisionerë në lidhje me dosjen 339, por zbatimi i tyre ka hasur në problematika.

Ndërsa policia ka vajtur për të ‘arrestuar’ dy prej komisionerëve, është konstatuar se ata kanë ndërruar jetë një muaj më parë.
Bëhet fjalë për komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu për të cilë Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin në kuadër të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës.

Sipas SPAK dy komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë crregjistruar nga familjarët e tyre.

DOKUMENTI I PLOTË PËR ARRESTIMET NË KUADËR TË DOSJES 339

Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr.29 të vitit 2019 (339 të vitit 2016) është konfirmuar gjithashtu që gjatë zgjedhjeve lokale të 2017 se:
Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1335 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Lexo edhe :  A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1336 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zela ka votuar në emër të personave të tjerë duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.
Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme ër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “arrest me burg” për 11 shtetas, “arrest shtëpie” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët....

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Lajme të tjera

Web TV