12 universitete sot në provën e zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra pedagogë dhe studentë u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve publike në vend. Procesi i zgjedhjeve, i shtyrë dy herë, për shkak të epidemisë COVID-19, do të mbahet mes debateve politike, kryesisht në Universitetin e Tiranës, ku rektori në detyrë nuk rikandidon dhe nuk i njeh zgjedhjet. Ja cilat universitete pritet të rikonfirmojnë drejtuesit aktualë dhe ku pritet rotacion.

Nga Ina Allkanjari

 12 universitete publike në vend hapin ditën e sotme qendrat e votimit për studentët dhe stafin akademik, ku do të votohet për autoritetet dhe organet drejtuese. Ndonëse prej disa muajsh tashmë, ka pasur qëndrime kundër dhe përplasje mes instancave drejtuese, studentëve, por edhe figurave politike, konkretisht në Universitetin e Tiranës, për zhvillimin e zgjedhjeve, duke marrë si shkak pandeminë COVID-19, zgjedhjet nuk u shtynë më. Zgjedhjet do të zhvillohen në 12 universitete publike në vend, konkretisht në: Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik, Universitetin e Mjekësisë, Universitetin Bujqësor, Universitetin e Arteve, Universitetin e Sporteve, Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës, Universitetin ‘Fan S. Noli’ në Korçë, Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër, Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, Universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë dhe në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër. 4 mijë pedagogë dhe 70 mijë studentë kanë të drejtën e votës për krerët e rinj të shkollave të larta.

Në institucionet e arsimit të lartë më së shumti akademikët rikandidojnë për të fituar një mandat të dytë, ku bën përjashtim rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni; rektori i Universitetit Bujqësor, Bahri Musabelliu dhe rektori i Universitetit Fan Noli në Korçë , Ali Jashari. Komisionet Institucionale Zgjedhore në Universitetet përkatëse në vend, kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit. Mësohet se nën masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit, votuesve përpos mjetit të identifikimit, do t’u matet temperatura para hyrjes në qendrën e votimit, si dhe do të pajisen me maska e doreza. Koha e votimit do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërsa nuk dihet se si do të jetë pjesëmarrja në votime. Me marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore në universitete, si kutitë, fletët e votimit, dhomat e fshehta, ngjyrosësi i gishtit për votuesit, blloqet e procesverbaleve, formularët tip për pasqyrimin e të dhënave etj., në orën 08:00 fillon procesi zgjedhor.

Në çdo komision, të KIZ, KFZ apo KQV, ka përfaqësues nga personeli akademik edhe nga studentët. Në bashkëpunim me administratorët e universiteteve dhe me personelin ndihmës është menduar të shmangen sa më shumë grumbullimet dhe kontakti i votuesve me njëri-tjetrin, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të njëjtin ambient. Pritet të jetë një procës normal zgjedhor, votuesi do të identifikohet përmes kartës së identitetit, pasaportës dhe kartës së studentit (nëse është student).

Pasi merren fletët e votimit, personeli akademik voton për rektor, dekan, shef departamenti dhe për anëtarë Senati si përfaqësues i personelit akademik. Ndërsa studentët votojnë për rektorin, për dekanin dhe për anëtarë të Senatit si përfaqësues të studentëve. Pra stafi akademik merr 4 fletë votimi ndërsa studenti pajiset me 3 të tilla. Zakonisht salla ku është vendosur KZF-ja (Komisioni Zgjedhor i Fakultetit), shërben edhe si qendër votimi për stafin akademik. Ndërsa studentët, varësisht nga numri i tyre në listën zgjedhore, kanë qendrat e tyre të votimit. Kujtojmë se një qendër votimi hapet për çdo 1000 zgjedhës.

 

Debati për Universitetin e Tiranës

 

Megjithëse ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përcaktoi datën 30 korrik si ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet në universitete, e paprecedentë mbetet situata në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë që procesi zgjedhor vijoi për rreth një muaj normalisht, dhe aplikantët regjistruan kandidaturat e tyre, rektori në detyrë, Mynyr Koni, vijon të mohojë ligjshmërinë e zgjedhjeve, duke theksuar se nuk i njeh. Nuk dihet nëse Koni do të pranojë ose jo rezultatin, pas shpalljes së fituesit. Përplasje të shumta pati gjatë kësaj periudhe me rektorit Mynyr Koni dhe Komisionit Institucional Zgjedhor të UT-së, për t’u ndjekur më pas me përplasjet mes Konit dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Lexo edhe :  Toka bujqësore, dixhitalizohen 60% e regjistrave në 225 njësi administrative

Debati lindi disa muaj më parë, ku konkretisht më 6 maj 2020 rektori në detyrë Mynyr Koni, vendosi të shkarkojë nga puna 5 anëtarë të KIZ-it, mes tyre edhe kryetaren, Majlinda Keta, me argumentimin se nuk iu bindën urdhrave të tij në lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor, si dhe për mosrespektim të masave antiCovid, për të cilën ngriti dhe akuzë penale. Prokuroria, pas shqyrtimit të rastit, nuk e hapi çështjen penale, pasi konstatoi se në kallëzimin e Konit kishte pasaktësi dhe anëtarët e KIZ-it në veprimtarinë e tyre nuk kishin konsumuar elemente të veprës penale. Gjithashtu, vendimi i shkarkimit u cilësua i kundërligjëshm edhe në Senatin Akademik, në një vendim të posaçëm, në 21 maj 2020. Në vendim deklarohej se shkarkimi i anëtarëve të KIZ-it është i pavlefshëm, gjithashtu në pikën 2 të këtij vendimi theksohet se zgjedhja e KIZ-it të ri do të bëhet mbas përfundimit të procesit zgjedhor në UT.

“Për shkak se procesi zgjedhor në UT ka filluar, zgjedhja e KIZ-it të ri do të bëhet mbas përfundimit të këtij procesi për autoritetet drejtuese dhe organin drejtues në Universitetin e Tiranës”, thuhet në vendimin e Senatit Akademik. Më tej nëpërmjet një letre drejtuar ministres së Arsimit, Besa Shahini, rektori i UT u shpreh se zgjedhjet në Universitetin e Tiranës janë të pamundura të zhvillohen, pasi nuk u arrit të formohet KIZ-i i ri. Sipas tij, ndonëse shpalli periudhën e vetëkandidimeve për anëtarë të KIZ-it të Uuniversitetit të Tiranës dhe të Komisionit të Apelimit të UT-së, kjo gjë nuk u realizua, për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT-së, ndaj ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.

Koni theksoi se tashmë ky proces aplikimi nuk mund të hapet përsëri, duke pasur parasysh të gjitha procedurat që duhet të kryhen gjatë një processi zgjedhor dhe afatet kohore për çdo procedurë, por kjo situatë, sipas rektorit, e vendos UT-në përballë pamundësisë për të zhvilluar zgjedhje dhe, rrjedhimisht, postin e rektorit do të vijojë ta mbajë Mynyr Koni. Por veprimet e rektorit Mynyr Koni nuk gjetën mbështetjen e ministres së Arsimit Besa Shahini, e cila iu drejtua me një letër rektorit ku shprehte zhgënjim ndaj tij, dhe specifikonte se zgjedhjet janë legjitime. Në letër Shahini shkruan se veprimet përgatitore për zhvillimin e procesit zgjedhor kanë qenë plotësisht brenda parashikimeve ligjore dhe si të tilla duhet të vazhdojnë deri në përfundim të procesit zgjedhor. Ndërsa thekson se gjithmonë është zhgënjyer me prirjen e Konit për të mos bashkëpunuar dhe për krijimin e situatave problematike në institucion.

Pas letrës së Shahinit, ishte i menjëhershëm reagimi i rektorit, i cili shkruan se deklaratat e ministres nuk kanë asnjë vlerë për të. Sipas Konit, ministrja Shahini është zhgënjimi më i madh i nxënësve, i maturantëve, i studentëve dhe i të gjithë të rinjve në Shqipëri. Sipas tij, Universiteti i Tiranës është “marrë peng” nga vetë ministrja Shahini në bashkëpunim me dekanët. Në shkrim rektori theksonte që arsyet se përse Ministri përgjegjës për Arsimin po mban këtë qëndrim edhe në këtë rast, tashmë janë fare të qarta, është përfundimi i gjithë asaj çfarë është përpjekur të bëjë në gjithë këto vite, në bashkëpunim të ngushtë edhe me dekanët e fakulteteve të UT, është “marrja peng” e Universitetit të Tiranës. Në përfundim të shkrimit, rektori Koni deklaroi se në datën 30 korrik 2020 në Universitetin e Tiranës nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT-së, kjo, pasi, sipas tij, Senati Akademik nuk mundi të miratojë KIZ-in. Gjithashtu, Koni theskon se zgjedhjet nuk mund të realizohen për shkak të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga disa ish-personel akademik i UT-së, në bashkëpunim të ngushtë me dekanët e fakulteteve të UT-së.  /Ra.My.Fjala.al

 

Të fundit

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Lajme të tjera

Web TV