Artan Fuga: 2021 është shansi i fundit i Lulzim Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga deklaron se zgjedhjet e vitit 2021 janë shansi I fundit i Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, akademiku e analizon pozitën e liderit të Partisë Demokratike. Sipas tij, nëse PD nuk fiton zgjedhjet Lulzim Basha nuk mund të vijojë më të jetë në krye. Fuga e lidhi këtë me gjithçka që ka ndodhur në këto 7 vjet në kampin blu por edhe më qeverisjen e majtë.

 -Edi Rama ka në politikë 22 vjet dhe ka vetëm një vit në opozitë. Basha ka dy palë zgjedhje të humbura, në një palë zgjedhje nuk merr pjesë dhe tani jemi përballë një një palë zgjedhjeve të vitit 2021, siç themi ne përherë: “më të rëndësishmet në këto 30 vjet”. Juve si i analizoni?

-Nëse zoti Rama ka tetë vjet kryeministër, zoti Basha nuk ka asnjë vit kryeministër. Nuk është ai që e kemi parë të drejtojë një qeveri. E kam fjalën që për zgjedhjet e përgjithshme politike parlamentare, ky është ndryshimi. Në disa zgjedhje PD ka dalë humbëse apo nuk ka marrë ato rezultate që duhet. Zoti Basha erdhi në krye të PD  në momentin kur zoti Sali Berisha, i cili gjithsesi me personalitetin që kishte la një boshllëk të jashtëzakonshëm. Unë nga njëra anë mund të them që elektorati demokrat mund të ketë pasur pritshmëri më të larta, por nga ana tjetër  besoj se ja njeh që ka fituar në një situatë shumë të vështirë. E mori partinë në një moment rënie…

-Duket sikur po e justifikoni shumë Bashën profesor.

-Jo, jo! Unë desha të mbaroj më këtë gjë, që nga pikëpamja e testit, ky është testi i fundit i zotit Basha.

Lexo edhe :  Vota e deputetëve të Melonit kundër Kosovës në KiE, Basha: Nuk e prisnim

-Që do të thotë?

-Që do të thotë se tani për të qenë lider i një partie e cila fiton mbështetjen elektorale, dhe e bën atë që të ishte potencialisht kryeministër dhe të ndërmerrte reformat që duheshin./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/qEDRqxhEJmE

Të fundit

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Lajme të tjera

Web TV