Një automjet ka përplasur një të moshuar para pak minutash në Tiranë.
Siç shihet dhe në pamjen e mëposhtme të siguruar nga “Fjala.al”, i moshuari ka mbetur i plagosur ndërkohë që ka mbërritur ambulanca për ta transportuar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë pranë teatrit “Art Turbina” në kryeqytet. Në vendngjarje ndodhen dhe shërbimet e policisë për të zbardhur aksidentin.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as identiteti i të plagosurit.
/En.Br./Fjala.al