Fuga: Statistikat për vdekjet 2016-2017

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkaktoi shumë debat një reagim i akademik Artan  Fugës pak kohë më parë për disa statistika të vitit 2016-2017 sipas të cilit në Shqipëri ishin shuar vdekjet. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Fuga shpjegoi se të dhënat dhe statistikat në Shqipëri nuk përdoren në mënyrën e duhur.

-Ju keni shkruar: pas 100 vjetësh, një historian çfarëdo do tëpyesë: “Çfarë lufte kanë bërë shqiptarët në atë dimër 2016-2017? Me cilin armik të tmerrshëm kanë luftuar që i kanë kositur kështu? Përse për 60 të vdekurit e vitit 2020 kanë bërë kaq shumë zhurmë mediatike dhe nuk ndihen për ata qindra të vdekur të tre viteve më parë? Cili armik u kishte mbyllur gojën? Çfarë kolere, lufte kimike, aksidente bërthamore  u ka ndodhur? Cili tren i shpejtësisë së madhe u ka dalë nga shinat? Cila anije dëfrimi u është mbytur në lumin Osum? Profesor, edhe për ta që e kanë lexuar shkrimin, por edhe për ata që nuk e kanë lexuar… Shqipëria në këto 30 vjet ka bilance shumë të rënda të viktimave. Vetëm në armët e zjarrit nga viti 1990 janë vrarë 7 mijë shqiptarë. Pse pikërisht keni marrë vitin 2016 dhe 2017 dhe pse pikërisht e krahasoni me 2020.

-Duke parë disa statistika për një qëllim tjetër unë pashë që në dimrin e vitit 2016 -2017 kishte një kurbë rritëse të vdekjeve që në krahasim me një vit përpara të së njëjtës periudhë, kishte vdekje më shumë. Shikoja listat e tjera pastaj dhe krahasova dhjetor, janar, shkurtin me muajt e tjerë, diferenca të jashtëzakonshme. Unë pashë që në dimër sigurisht rritin vdekjet te shqiptarët, por duke krahasuar disa dimra me radhë, ajo që ndodhte në atë kohë ishte e jashtëzakonshme. Cili ishte përfundimi im? Statistikat nuk janë për të shënuar disa ngjarje, qofshin këto dhe ngjarje të hidhura sikurse janë vdekjet. Ti i shënon, i mban atje në sirtar, edhe këto vlejnë për historinë. Statistikat nuk janë instrumenta të historisë dhe as për të nxjerrë përgjegjësinë e X, Y etj. Nuk janë as për të bërë propagandë politike. Unë në Francë përveç mësimdhënies, aktivitetin tim shkencor e kam në një qendër kërkimore i cili brenda ka dhe atë që quhet sociologjia e shëndetit publik. Çfarëështë kjo? Një nga metodat është metoda statistikore që do të thotë: brenda një dite, shihen recetat që japin mjekët në të gjithë territorin nëfarmaci. Dhe studiuesit duke parë që rriten recetat, ku jepen mjekime kundër gripit, menjëherë ai ndez alarmin dhe thotë: Shiko, në filan krahinë po jepen mjekime kundër gripit. Që do të thotë, atje ka filluar epidemia. Dhe menjëherë merren masa sepse do ndodhë. Dhe ti shikon në ç ‘drejtim avancon.  Ne na vdesin 1500 veta më shumë nëatë dimër dhe nuk jemi në gjendje që këtë statistikë ta kthejmë në instrument veprimi. Në instrument reflektimi. Çfarë ka ndodhur? Kam dy –tre muaj që pyes pasi kapa këtë të dhënë , çfarë ka ndodhur? Më japin shpjegime nga më të ndryshmet. Kjo do të thotë që ne statistikat i kemi të regjistruar në mënyrën më të vjetër të mundshme. I regjistrojmë dhe nuk i përdorim. I kemi akoma globale. Po ti kemi të dhënat të plota, kemi mundësi të reagojmë. Ka ardhur një kohë ku shteti duhet të drejtohet në mënyrë moderne./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Berisha në arrest shtëpie rrezikon mandatin? Gjokutaj: Kjo është strategjia e Ramës!

https://www.youtube.com/watch?v=DU2bk8CzQd0

 

Të fundit

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en,...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Lajme të tjera

Web TV