Kuvendi voton sot për listat e hapura, SHBA-ja dhe BE-ja thirrje për konsensus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i fundit i Këshillit Politik para seancës së sotme të Kuvendit për ndryshimet kushtetuese nuk ka arritur në një konsensus politik për formulimin e këtyre ndryshimeve. Hapja e listave të kandidatëve dhe riformatimi i koalicioneve parazgjedhore do të bëhet sipas variantit të propozuar nga mazhoranca socialiste. Ndërkombëtarët apelojnë sërish për dialog

 

Nga Blerina Gjoka

 

Tryeza e Këshillit Politik nuk arriti të konkludonte në një marrëveshje të re për ndryshimin e Kushtetutës, para afatit kohor të paracaktuar për seancën e sotme plenare. Ndryshimet do të votohen pas një dakordësimi të mazhorancës socialiste me opozitën e re parlamentare, ndërsa opozita jashtë Parlamentit, që përfaqëson dy partitë më të mëdha opozitare në vend, PD e LSI, nuk ishte dakord. Pavarësisht se palët u ulën në tryezën e dialogut për të gjetur një variant të përbashkët, deputetët do të votojnë variantin fillestar, i cili ishte caktuar në agjendën e Kuvendit.

Ndryshimet në Kushtetutë do të sjellin hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, duke u dhënë mundësinë zgjedhësve të zgjedhin kandidatin që preferojnë në masën 70 për qind, ndërsa në masën 30 për qind të listave do të garantohet përfaqësimi gjinor për gratë e vajzat kandidate. Po ashtu, kjo formulë do të riformatojë mënyrën se si bëhen kaolicionet parazgjedhore dhe opozita akuzon PS-në se kjo është një tentativë për të bllokuar aleancën opozitare në zgjedhjet e ardhshme. Opozita bëri një tentativë për konsensus, duke propozuar variantin e hapjes së listave në masën 100 për qind dhe mosprekjen e koalicioneve. Sipas saj, ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës do të sjellë destabilitet politik.

Listat e hapura, PS-ja nuk e pranon variantin e PD-së

Partia Socialiste nuk e ka pranuar variantin e fundit të ardhur si propozim nga opozita e bashkuar, për ndryshimin e Kushtetutës, ku kërkohej hapja e listave në masën 100 për qind dhe nuk prekej fare neni që fliste për koalicionet parazgjedhore. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka paraqitur dje propozimet në mbledhjen e sotme të këshillit, në emër të opozitës së bashkuar. “Opozita propozon amendamentin për hapjen 100% të listave të kandidatëve. Çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 qershorit dhe 14 janarit”, thuhet në qëndrimin e opozitës së bashkuar.

Gjithashtu, opozita e bashkuar thekson se ka paraqitur qëndrimin që neni 64 i Kushtetutës nuk ka nevojë të ndryshohet. “Opozita ka paraqitur sot në Këshillin Politik qëndrimin që i vetmi ndryshim kushtetutes i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” Ky amendament duhet të reflektohet, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhen më pas të dërgohen për miratim në Parlament, si një paketë e vetme.

Opozita ka rikonfirmuar se ndryshimet e tjera, të propozuara nga Partia Socialiste, cenojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje. Opozita ka theksuar në mbledhjen e Këshillit Politik se ndryshimet e tjera, të propozuara nga Partia Socialiste, cenojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor. Ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njënashme nga njëra palë, për t’u shërbyer interesave të ngushtë politikë, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet më tej.

Lexo edhe :  Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri/ Sfidon amerikanët dhe Kushtetuesen

Ambasada SHBA: PD-LSI nuk mund të injorohen

Ambasada amerikane i parapriu seancës së sotme duke bërë një deklaratë të gjatë dje, ku thuhet se pavarësisht që Parlamenti i vendit ka kompetencën për të miratuar legjislacionin, opozita jashtëparlamentare përfaqëson një pjesë domethënëse të elektoratit shqiptar dhe nuk mund të injorohet. Komentet e ambasadës i paraprijnë seancës së nesërme të Parlamentit ku parashikohet të miratohen ndryshimet kushtetuese që u hapin rrugë listave të hapura dhe shmangin koalicionet parazgjedhore në mënyrën se si ato janë organizuar deri më tani. Një vendim i tillë është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ndërmjetësuan disa javë më parë marrëveshjen e 5 qershorit mes socialistëve dhe opozitës jashtëparlamentare. Por atyre iu desh të angazhohen sërish në takime mes palëve, pasi socialistët u deklaruan në favor të ndryshimeve kushtetuese, të cilat prekin elemente të rëndësishme të sistemit zgjedhor. Nga njëra anë listat e kandidatëve do të duhet të jenë të hapura dhe, nga ana tjetër, koalicionet, nuk mund të organizohen si deri më tani, ku secila parti përbërëse ka listën e saj. Ambasada amerikane, bëri të ditur Kim, ka pasur biseda të shumta rreth kësaj çështjeje, me presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kryetarin demokrat Lulzim Basha. Sipas njoftimit, ambasadorja Kim ka nënvizuar tri pika.

E para lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit “e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, dhe duhet respektuar, ashtu siç u ra dakord për të”. Së dyti, ambasadorja amerikane ka njohur faktin se “Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin”, por duke nënvizuar si pikë të tretë, se “edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”, thekson deklarata. Sipas ambasadës amerikane, “gjithëpërfshirja dhe transparenca me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit, duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare”.

Në deklaratën e saj ambasada amerikane thekson se “drejtuesit politikë kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”, theksohet në tekst.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Mark Marku: Kërkova Rithemelimin e PD kur ishte në pushtet, më thanë ik na ler rehat

Ditën e sotme, gjatë një rrëfimi ndryshe në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark...

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Një video e pazakontë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa një automjet tërheq pas vetes...

Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës, Berisha dhe leksioni Veliaj për të tre

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë e pamundur t’i shpjegosh një “alieni” që vjen për herë të parë në Tiranë, se çfarë po ndodh me politikën në...

Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetin...

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi ishin në lojë, ato treguan...

Lajme të tjera

Web TV