Opozita e Bashkuar thirrje PS-së pak orë para seancës: Qëndroji marrëveshjes së nënshkruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme Opozita e Bashkuar i është drejtuar me një apel Partisë Socialiste.
Deklarata vjen një ditë pas dështimit te takimit ne Këshillin Politik, në përpjekjen e fundit për të gjetur konsensusin në ndryshimet kushtetuese që prishin rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.

Opozita e Bashkuar, ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe ti qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

DEKLARATA

Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Pavarësisht vullnetit tonë për të vijuar rrugën e dialogut dhe shqyrtimit në mirëbesim të propozimit tonë për konsensus, duke i qëndruar Marrëveshjeve të 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Partia Socialiste zgjodhi rrugën e braktisjes së dialogut dhe të ecjes drejt akteve të njëanshme që dhunojnë këto marrëveshje politike të nënshkruara mes palëve.

Opozita edhe në mbledhjen e djeshme tregoi përgjegjshmëri dhe seriozitet duke paraqitur propozimin konkret të kompromisit, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Në 5 orë mbledhje, Partia Socialiste nuk dha asnjë arsye për refuzimin e propozimit tonë, duke dëshmuar edhe njëherë mungesë vullneti për dialog.

Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë.

Lexo edhe :  Regjimi i Vuçiç nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dialogu politik është rruga e vetme për gjetjen e konsensusit. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

Opozita e Bashkuar ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe ti qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

Prishja e konsensusit, thyerja dhe zhbërja e marrëveshjeve që vetë ka nënshkruar, dhe tentativa për të prishur normalitetin e zgjedhjeve të ardhshme, janë provë e qartë e dëshpërimit nga humbja e pushtetit që ka kapur prej kohësh lidershipin e Partisë Socialiste.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Lajme të tjera

Web TV