“Corriere dello Sport – Stadio”: Hysaj pritet të rinovojë kontratën me Napolin

113 563 lexime

77,492FansaPëlqeje

Ka edhe një vit nga kontrata e tij aktuale dhe shpesh marrëdhënia e tij me klubin nuk ka qenë ideale, duke u përfolur shpesh për largimin e tij. Por duket se kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj mund ta rinovojë kontratën me italianët e Napolit. Është e përditshmja sportive “Corriere dello Sport – Stadio”, e cila e ka raportuar së fundmi mundësinë e një rinovimi të tillë.

Mbrojtësi shqiptar ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me Napolin, por mundësia për vazhdimin e kontratës është hapur sërish nga të dyja palët. 26-vjeçari u transferua te Napoli në qershor të vitit 2015 dhe këtë edicion ka bërë paraqitje të kënaqshme. Në të gjitha veprimtaritë, shkodrani ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pasimin e fundit në dy të tjerë, në 24 ndeshjet që ka luajtur në kampionat dhe në Kupë.

Ndërkohë, të mërkurën, trajneri italian, por edhe me pasaportë shqiptare, Xhovani De Biazi, që e kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në fazën finale të një veprimtari madhore futbollistike siç Evropiani i vitit 2016 në Francë, ka folur rreth ekipit të Napolit dhe për mbrojtësin shqiptar që aktivizohet aty, Elseid Hysaj. Shkodrani duket se është rikthyer në formë nën drejtimin e trajnerit Xhenaro Gatuzo.

Madje ai gjeti edhe golin e parë me napoletanët fundjavën e kaluar. Nisur nga kjo, De Biazi mendon se Napoli do gabojë nëse e largon Elseid Hysajn. “Po të isha tek Napoli nuk do ta largoja, – ka deklaruar De Biazi, i pyetur nga mediat italiane. – Ai është ende i ri dhe mund t’i japë ndihmë të rëndësishme skuadrës.” Hysaj ishte titullar të martën për Napolin në sfidën e humbur me shifrat 0-2 në fushën e Interit.

Lexo edhe :  Vlorë/ Tre të rinjtë me gomone i zë stuhia në mes të detit

Ky takimi ishte i vlefshëm për javën e 37-të të Serisë A. Kjo humbje e ndërlikon edhe më tepër pozitën e Napolit sa i përket vendit në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e Gatuzos ka mbetur prapa Milanit në luftën për vendin e 6-të. Hysaj u aktivizua për 84 minuta në humbjen me Interin, kur fati i ndeshjes ishte vendosur në favor të milanezëve.

Të fundit

Gjendet e mbytur një grua gjendet në lumin Vjosë

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje 44-vjeçe, e mbytur në lumin Vjosë. Trupi i pajetë i gruas, identiteti i...

Pogradec/ Dalin pamjet e makinave të shkatërruara nga plumbat, dyshohet se u qëllua 100 herë

Dalin pamjet e makinave luksoze të shkatërruara nga plumbat pas të shtënave me armë mëngjesin e sotëm në parkingun e një hoteli në Tushemisht. Kanë...

Zbulo si i ke punët në lidhjen tënde të dashurisë duke zgjedhur një përqafim

Ndonjëherë, mjafton një përqafim i vetëm për të zbuluar shumëçka rreth partnerit tënd, rreth raportit tuaj aktual dhe si do të shkojë ai. Provoje...

Sabri Godo, shkrimtari zemërgjerë dhe plaku i urtë i politikës

“Me kalimin e kohës jam bërë një njeri më i mirë dhe jam bërë më zemërgjerë ndaj gabimeve të të tjerëve, duke qenë i...

Djarmati: Vllaznia, një peshë e rëndë mbi supe, por unë jam gati

Kroati prezantohet si drejtori i ri sportiv i kuqebluve, shpreson tek suksesi. Matko Djarmati është emëruar në rolin e drejtorit sportiv dhe ish-futbollisti kroat...

Lajme të tjera

Web TV