FOTO/Ambasada shqiptare në Athinë ndërron personel dhe e bën pushim pa lajmëruar qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që jemi në kohë pandemie, autoritetet nuk kujdesen aspak që t’i kufizojnë skandalet.

Ambasada Shqiptare në Athinë ka shtyrë afatin e pasaportave për shkak se ka ndryshuar personel, por nuk i ka lajmëruar më herët për këtë fakt qytetarët.

Duke mos ditur gjë, ata janë mbledhur te dyert e saj duke shtypur njëri tjetrin për të marrë pasaportat, pa ruajtur aspak distancën, madje pa maska dhe doreza.

Foton e mëposhtme e ka postuar Anastasi Caca, duke reaguar ashpër lidhur me këtë skandal.

Postimi në rrjetet sociale:

Dy detaje kapni miqte e mi… vetem dy detaje:

Flamuri shqiptar ?? qe valvitet dhe data poshte!

S’ta kane per borxh o Fatos. O Sali. O Ediii!!! Pas 30 vjetesh jane aty “krenar” pellazget ne mes te Athines duke u share dhe u shtyre me njeri-tjetrin. Vetem per nje rradhe per pasaporten shqiptare me te cilen kerkojne te rinovojne dokumentat greke ??.

Atje ne Greqi ku nuk ka rradha, por vetem date te prenotuar qe duhet respektuar!

Ku eshte krenaria shqiptare?! O Pandeli Majko, o minister i diaspores qe paguhesh me taksat tona?! Per çfare paguhesh, per te na dhuruar keto pamje ne mediat greke ne diten e fundit te korrikut 2020?! Dmth. fiks 30 vjet pas murit te ambasades qe goditi Bodinaku madheshtor me Saurrelin e tij?!

Une nuk e kuptoj si nuk keni turp kur shihni daten ne fund te kesaj foto…?! Cfare po i beni ketyre njerezve qe ju kerkoni ti numeroni voten si te jete nje dele?!

Ndaj hyni aty brenda vellezer, shqyejeni kangjellen si 30 vjet me pare por jo per te ikur nga Shqiperia po per te mos hyre ne Shqiperi. E njejta situate ne Rome apo Milano. Mjafton nje kerkese per 500 pasaporta nga 800 mije shqiptare te tjere dhe keto pamje do shihni. SA TURP! Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë jeni ne dijeni te ketyre pamjeve…?! Ky djali nga Kosova qe i ben te dyja dhe Tiranen dhe Prishtinen ka ndonje lajm per kete TRAGJEDI KOMBETARE?!

Lexo edhe :  A bëni pjesë në listë? Njihuni me shenjat e horoskopit që do të dashurohen këtë pranverë

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158600894852748&set=a.10151295507502748&type=3&theater

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV