FOTO/ Drejtuesit Besnik Bakiu nderohet me certifikatë “Për shërbime të dalluara”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ka akorduar certifikatë “Për shërbime të dalluara”, drejtuesit Besnik Bakiut.

Certifikata i është dhënë me motivacionin “Për merita të veçanta, shërbim të dalluar në mënyrë të vazhdueshme, rezultate të larta në punë, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Ceremonia është organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me pjesëmarrje të kufizuar për të respektuar masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i ka dorëzuar certifikatën “Për shërbime të dalluara”, Besnik Bakiut, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në strukturat e Policisë së Shtetit.

Drejtor Veliu ka theksuar se duhet vlerësuar puna e ndershme, profesionalizmi dhe kontributi në të mirë të organizatës. Një shembull i tillë është edhe kolegu ynë Besnik Bakiu, i cili ka një karrierë të pastër mbi 30-vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit.

Gjatë ceremonisë, Besnik Bakiut i është dorëzuar nga Drejtori i Burimeve Njerëzore Nikollë Rica “Certifikata e Mirënjohjes” e akorduar nga Kryetari i Bashkisë Berat Ervin Demo, me motivaconin “Për kontribut të vyer të dhënë ndër vite në Policinë shqiptare si studiues, hulumtues dhe analist i çështjeve të rëndësishme historike që lidhen me ruajtjen e pavarësisë së kufijve shtetërorë, aktivitetin e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, çështjeve që lidhen me ruajtjen e integritetit të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të sistemit të drejtësisë, si dhe çështjeve që lidhen me policinë në komunitet, sigurinë në shkolla, diversitetitn dhe barazinë gjinore”.

Besnik Bakiu gjatë fjalës së tij ka falënderuar Drejtor Veliun, për vlerësimin dhe ceremoninë e organizuar, kolegët e tij me të cilët ka punuar ndër vite, si dhe ka premtuar se kontributi i tij në të mirë të organizatës do jetë përherë e më shumë.

Lexo edhe :  Rekrutimi i ushtarakëve të rinj/ Të rinjtë kanë interes të vazhdojnë arsimin ushtarak

Drejtues Besnik Bakiu ka punuar fillimisht në Komisariatin e Policisë Pogradec, më pas në Repartin 324 Tiranë, në strukturat e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në Akademinë e Sigurisë dhe nga janari i vitit 2015 e në vazhdim, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në të gjitha detyrat që ai ka kryer është dalluar për aftësi profesionale, efektivitet dhe korrektësi në kryerjen e detyrës. Bakiu ka marrë pjesë në shumë kualifikime, specializime dhe trajnime, brenda dhe jashtë vendit, të organizuara nga misionet policore PAMECA dhe ICITAP, duke përfaqësuar denjësisht Policinë shqiptare.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“I shtyrë deri në kufi”: ishulli i vogël grek në pamjet e kontrabandistëve të njerëzve

Frika për një rrugë të re migrimi rritet pasi më shumë se 800 njerëz zbarkojnë në Gavdos, popullsi më...

Fatkeqësitë natyrore dhe korrupsioni i monitoruar edhe nga shoqëria civile

Nga Eduart Gjokutaj   Korrupsioni në rastet e fatkeqësive natyrore është një problem shqetësues që po ndihet në drejtim të rëndimit të buxhetit të shtetit nga...

PE kritika të forta Greqisë për Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos kritikoi autoritetet greke për politikën bllokuese në procesin integrues të vendit. Duke iu referuar ndërhyrjes së...

Horoskopi ditor, 28 Mars 2024

Dashi Sipas parashikimeve kjo fazë ku keni hyrë do jetë e ndarë në disa pjesë. Në fillim mund të keni vështirësi dhe ditët do jenë...

Lajme të tjera

Web TV