Fotografia si armë/Imazhet që luftuan nazistët dhe epokën e Hitlerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekspozitë e re eksploron se si fotomontazhet e fuqishme të John Heartfield zhvilluan një luftë kundër gënjeshtrave dhe propagandës së Gjermanisë së Hitlerit.

 

 Nga Alessia Selimi

Në një fotomontazh të mrekullueshëm nga viti 1929, artisti John Heartfield sheh me forcë shikuesit e tij ndërsa pret kokën e shefit të policisë së Berlinit, Karl Zörgiebel, me një palë gërshërë të mëdha. “Përdorni fotografinë si armë!” Kjo është çka nënkupton titulli i fotografisë. Heartfield do t’i shndërronte me të vërtetë fotomontazhet e tij në armë të fuqishme, kundër një armiku shumë më të fuqishëm: Adolf Hitler.

Në vitet që çuan në Luftën e Dytë Botërore, dhe ndërsa nacional-socialistët u përpoqën të manipulojnë opinionin publik me makinën e tyre të fuqishme të propagandës, Heartfield ekspozoi të vërtetën pas gënjeshtrave me imazhet e krijuara në mënyrë të zgjuar, si dhe u bë një nga artistët më të rëndësishëm dhe inovativë në luftën kundër fashizmit. I lindur në 1891, Heartfield fillimisht u trajnua në reklamim por shkatërrimi i pakuptimtë i Luftës së Parë Botërore e radikalizoi atë si politikisht ashtu edhe estetikisht.

Filloi të eksperimentonte me fuqitë perceptuese-ndryshuese të fotomontazhit së bashku me mikun e tij, artistin George Grosz, në 1916. Forma e artit-ku dy ose më shumë foto janë të kombinuara për të krijuar imazhe të reja-do të bëhej qendrore për praktikën e tyre. Dyshja u bashkua në lëvizjen e artit në 1917 dhe u takuan në të njëjtin vit me artisten e fotomontazhit Hannah Hoch. Ata inkurajuan një qasje fillimisht konfrontuese dhe shpërthyese ndaj përbërjes, por pasi Heartfield u largua nga grupi, ai mësoi të rregullojë numrin e elementëve në punën e tij për të krijuar një ndikim më të madh.

Modelet arritën një nivel veçanërisht të lartë sofistikimi ndërsa punonte në departamentin e propagandës së Partisë Komuniste Gjermane (KPD), së cilës ai i ishte bashkuar me entuziazëm në vitin 1918. Posteri ikonik i zgjedhjeve me pesë gishtat e dorës u krijua pikërisht në këtë departament. Imazhi sugjeron me zgjuarsi fuqinë e punëtorit për të kapur armikun, ndërsa aludon edhe në numrin që Partia Komuniste i ishte dhënë në votimin e ardhshëm të Reichstag. “Unë mendoj se kjo ishte një goditje gjeniale”, thotë Anna Schultz, bashkë-kuratore e ekspozitës “John Heartfield: Fotografi + Dinamit”.

“Mund të kuptohen fare mirë njohuritë e tij për reklamat; kishte gjithmonë një imazh kapës dhe një parullë të mirë.” Sidoqoftë, megjithë ndikimin pozitiv të posterit në rezultatin e zgjedhjeve, modeli i saj inovator nuk u mirëprit nga disa në udhëheqjen e partisë: ata konsideronin se çdo gjë nga distanca abstrakte ishte dekadente. Në fund të fundit, fërkimet për natyrën e punës së tij e bënë të pamundur që Heartfield të vazhdonte punën për KPD-në. Ai ishte, sidoqoftë, i mirëpritur nga revista periodike Die Arbeiter-Illustrierte-Zeitung. Ajo provoi të ishte mediumi i përsosur për Heartfield për të synuar nacional-socialistët.

“Duke e bërë gënjeshtrën të dukshme”

Megjithëse një pjesë e madhe e popullsisë gjermane ishte në kundërshtim me makinën e fuqishme të propagandës naziste, Heartfield, si një pacifist i zjarrtë dhe anti-kapitalist, mbeti i vendosur . “Unë mendoj se ai thjesht pa përtej”, thotë Schultz. “Heartfield e kuptoi shumë shpejt se cilat ishin qëllimet e tyre. Ata e quajtën veten nacional-socialistë, por asnjëherë nuk kishte asgjë socialiste për ta.”  I armatosur  veçse me letër, gërshërë dhe ngjitës, Heartfield së shpejti po zhvillonte një luftë efektive kundër gënjeshtrave dhe hipokrizisë së tyre. “Ai tregon se sa të dobët janë ata”, thotë Schultz. “Është një montazh i quajtur Mimicry ku shihet Goebbels duke vendosur mjekër tipike si të Marksit mbi Hitlerin për të tërhequr më shumë vota të klasës punëtore.”

Heartfield gëzohej për përdorimin e propagandës kundër partisë naziste, sidomos për të dhënë pikëpamjen e tij, veçanërisht nëse ajo përfshinte idenë e Hitlerit për veten e tij si një supermen. Në fotomontazhin e tij “Adolf, supermeni: përtyp ar dhe pështyn mbeturina” (1932), Heartfield vendosi një fotografi të publikuar gjerësisht nga Hitleri në një miting në krye të një torboni me rreze x.

Lexo edhe :  Tridhjetë vjet nga Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër

Shtylla e tij kurrizore shihet e formuar nga monedhat e liderëve të biznesit, me idenë se këta të fundit donin ta shfrytëzonin për qëllime personale. Diku tjetër diktatori është trajtuar si një kukull në shpatën e biznesmenit Fritz Thyssen.

“Ajo që unë gjej interesante është mënyra se si ai manipulon imazhet“, thotë Schultz. “Në ditët e sotme është e vështirë të tregohet nëse një imazh është minuar, por me Heartfield është një proces shumë i ndryshëm. Nuk ka të bëjë me maskimin e punës që ka bërë. Ai tha se është për të treguar të vërtetën prapa imazhit duke e bërë të qartë gënjeshtrën. Ideja është që shikuesi të shikojë imazhin, të shohë që diçka është ndryshuar dhe të pyesë: Cili është realiteti që fshihet pas tij?”, shpjegon ajo. Heartfield gjithashtu krijoi postera që shfaqeshin dukshëm përreth Berlinit. Kësisoj, nazistët shtuan padashur audiencën e tij duke botuar një artikull ku i denoncohej puna. “Ishte sigurisht një triumf i madh për Heartfield që nazistët i përhapën veprat”, qesh Schultz.

Një gjeneratë e re

Çuditërisht kur Hitleri mori pushtetin në janar 1933, Heartfield shpejt u gjend në listën e të përndjekurve.  Ai arriti t’i shmangej kapjes duke shpëtuar nga një dritare e shtëpisë dhe duke ikur përtej kufirit që ishte atëherë Çekosllovakia.  Për fat të mirë, Die Volks-Illustrierte, ishte në gjendje të vazhdonte botimin në Pragë, megjithëse me një printim shumë të reduktuar. Fuqia e tij për t’u marrë me fotomontazhet edhe nën hundën e nazistëve, madje edhe në internim, ishte e qartë kur Ambasada Gjermane bëri presion në Shoqatën e Arteve të Bukura për të hequr punimet e tij nga një ekspozitë ndërkombëtare e karikaturës.

Kur Pakti i Mynihut, i cili në mënyrë efektive ia dorëzoi Çekosllovakinë Hitlerit dhe për rrjedhojë  lëkundi pozicionin e Heartfield-it në Pragë, ai u detyrua të ikte përsëri, këtë herë në Londër. Aty, mundësitë artistike ishin të pakta dhe puna e tij nuk kishte ndikimin që padyshim do të kishte dashur. Përfundimisht, Heartfield gjeti punë në një shtëpi botuese në Londër dhe nuk u kthye në atë që ishte atëherë Republika Demokratike Gjermane deri në vitin 1950. Kthimi i tij i vonuar dhe shqetësimet për natyrën e punës së tij bënë që ai të dëbohej nga Partia Komuniste.

Ndërsa nacionalizmi përsëri rrit kokën e tij të shëmtuar në të gjithë Evropën dhe botën, dhe manipulimi me fotografitë është i disponueshëm për këdo që ka një smartphone, mbase mënyra e zgjuar e Heartfield për të ekspozuar gënjeshtrat mund të ofrojë frymëzim për një brez të ri artistësh. Por edhe sikur kjo të mos ndodhë, imazhet e tij ikonike që nxorrën në pah brutalitetin e pakuptimtë të luftës dhe fuqinë e rezistencës kolektive mbeten po aq të fuqishme dhe relevante.

/Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

18 prill 1590/ Xhamia Blu, kryevepra islame që rivalizoi Shën Sofinë e të krishterëve

Xhamia e Sulltan Ahmedit e njohur ndryshe si Xhamia e kaltërt ose Xhamia Blu, është nje xhami në Hipodromin e Kostandinopojës ose në Stamboll Ky...

Lajme të tjera

Web TV