Komunizmi shqiptar dhe televizioni italian Rai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Krenar Sevdari

Një libër me vlera shumë të mëdha në shumë plane, i ndërtuar me fjali të thjeshta, të trupëzuar në një ritëm që ecën si rrahjet e një zemre. Një libër në të cilin çdo njeri që ka jetuar në epokën e kaluar por mbi të gjitha që çdo i ri dhe i moshës së mesme do të duhet ta ketë në bibliotekën e tij, pasi do të kujtojë, mësojë dhe kuptojë shumë nga ajo kohë dhe do të përfitojë nga ajo eksperiencë të cilën e kanë jetuar prindërit tanë.

Edhe pse jashtë vullnetit të tyre, të izoluar, brezi i mëparshëm nuk u shkëput nga kontakti me perëndimin dhe kulturën e vlerat perëndimore, përkundrazi, me shumë sforco ia arriti t’i mbajë ato kontakte, edhe pse dritarja e komunikimit me Evropën Perëndimore, më shumë mbahej e mbyllur se e hapur, e, edhe atëherë kur qe e hapur, ishte çelur përgjysmë. Ky libër është një kontribut edhe në studimin historisë së marrëdhënieve shumëshekullore mes popullit tonë dhe atij italian, të cilat zënë fill që në shekujt e lashtë dhe vijojnë e ripërtërihen me gjithë kompleksitetin e tyre historik deri në kohën tonë.

RAI në ato kohë ishte një dritare komunikimi me botën perëndimore, me evoluimin kulturor të shoqërisë, dhe ndonëse ishte një marrëdhënie më tepër një kahëshe, ku ne më shumë kemi marrë se kemi dhënë, për shkak të rrethanave dhe faktorëve situativë të asaj epoke, i cili ndikoi dhe ndihmoi që kjo ndarje të mos ishte një stratifikim (ndarje si me thikë) dhe distanca kulturore me perëndimin të relativizohej. Edhe kjo nuk ndodhte vetëm me shqiptarët por edhe me kombet e tjerë të Evropës Lindore, kombet e ish-Jugosllavisë, bullgarët, rumunët, si dhe vendet e Evropës Qendrore e deri tek kombet e ish-BRSS.

Dhe RAI diti ta bëjë më së miri punën e tij, fillimisht n.p.m. radios e më pak TV, kryesisht në vendet fqinj e matanë Adriatikut apo në kufirin verilindor të Italisë, dhe të tërheqë pas vetes audiencën ballkanase nga Istria deri në Qefaloni, e nga Durrësi e Dubrovniku deri në Sofje e Beograd e nëpërmjet kulturës dhe muzikës italiane që përhapte në eter deri në Moskën e largët, Budapest e Pragë… Faktori kryesor se pse RAI, por jo vetëm ai, edhe stacione të tjera nga fqinji ynë përtej Adriatikut arriti të fitojë popullaritet të madh në mesin e shqiptarëve, ishte se jo pak njerëz në Shqipëri e njihnin ose të paktën, e kuptonin mirë gjuhën italiane, dhe kjo qe edhe arsyeja që barriera e komunikimit me këtë segment audience qe shumë e brishtë.

Lexo edhe :  Sali Berisha është Sali Berisha

Radio dëgjohej pastër në valë të mesme të paktën në gjysmën e territorit të vendit, ndërkohë që TV kapej kryesisht në zonën bregdetare, zonat fushore dhe kodrinore të Ultësirës Perëndimore dhe qendrat e banuara në majat e maleve apo në këmbë të maleve të larta dhe buzë luginave, siç është rasti i vendlindjes së autorit, Beratit, në të cilin edhe sot e kësaj dite, sapo kalon urën mbi Osum që lidh dy pjesët e qytetit, radio në FM kaplohet nga sinjali i radiove italiane që transmetojnë nga transmetuesi në Parabita Kontrada, transmetuesi më i fuqishëm i rajonit të Puljes, i cili përthyhet nga shpatet e Tomorrit mbi Berat dhe luginën e Osumit nga Uznova e deri në Mbrakull.

Ai ndihmoi të ndërtohej në sytë e shqiptarëve të asaj kohe një ëndërr e brishtë dhe naive por e qëndrueshme, ndonëse utopike, mbi perëndimin, përballë izolimit që impononte sistemi komunist mbi shoqërinë shqiptare. Ai ndikoi dhe ndihmoi fort në krijimin e një klime liberalizmi që u krijua në Shqipëri në vitin 1970 dhe qe një dritë udhërrëfyese në rrugën që mori shoqëria shqiptare në atë kohë drejt liberalizmit deri në vitin 1973, me këngët e Çelentanos, Rafaela Karrasë, Majk Buonxhornos, “Konconisimon”, San Remon, Xhani Morandin e Toto Kutunjon… Ky libër është një dëshmi e rrëfyer në vetë të parë bazuar në eksperiencën e vetë autorit, të cilën e ka përjetuar në ato kohë e që na e transmeton thjeshtë, pastër dhe qartë për ta lënë si dëshmi për brezat e ardhshëm… Le të jetë ky libër interesant një gur themeli në ngrehinën e përpjekjeve dhe një pune të gjatë studimore e kërkimore, të cilat do të ndihmojnë në daljen në dritë të të gjithë kompleksitetit dhe fenomenologjisë së komunikimit dhe takimit ndërkulturor mes dy popujve tanë, italian dhe shqiptar, e mbi të gjitha në historinë, e fenomenit RAI dhe ndikimin e tij në afrimin e dy kombeve në dy krahët e Adriatikut.

*bashkëpunëtor i shtëpisë botuese “ALGETA-LMG”

Të fundit

Foto – Paradë në Parlament/ Si u veshën gratë deputete

Përtej përplasjeve politike dhe retorikave mes kolegësh, ajo që bje herë pas here në sy janë edhe veshjet që...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Këngëtari, kompozitori dhe kitaristi i grupit Allman Brothers, Dickey Betts, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 80-vjeçare. Prej disa ditësh ai ndodhej...

Kush e fiton “BBV3”? Ja çfarë thotë opinionistja e Për’puthen

Opinionistja Neda Balluku, përmes një “Ask me a questions” në Instagram ka folur me ndjekësit e saj për tema të ndryshme. Por një vëmendje të...

Kryemadhi reagon pas deklaratave të Metës: Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mendon njësoj si bashkëshorti i saj, Ilir Meta sa i përket Prokurorisë së Posaçme. “Në çdo fjalë që...

“Qëndrimi për Berishën s’ka ndryshuar”/ Diplomati amerikan: Personat non-grata…

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk ka ndryshuar. Në një intervistë për Zërin...

Lajme të tjera

Web TV