Kryemadhi: Veprimet e Ramës kanë panikosur ata që duan të jenë pasardhës të tij

113 563 lexime

77,487FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se veprimet e Ramës kanë panikosur ata që duan të jenë pasardhës të tij, duke iu referuar ndryshimeve të kushtetutës të cilat u miratuan ditën e djeshme në Kuvend.

Më tej ajo shtoi se i ka bërë përshtypje është që socialistët janë ata që ndihen jo vetëm të papërfshirë por të deligruar  zhvlerësuar jo vetëm politikisht por edhe emocionalisht.

“Në fakt njerëzve u krijohet idea që unë nuk jam e qetë por unë jam e qetë pavarësisht se unë jam entuziaste. Sigurisht që në momente të caktuara politike ndonjëherë edhe ne na duhet të ngrejmë zërin diku më shumë, diku më pak duke patur parasysh që në një vend si Shqipëria që ka një politike maskiliste, për një grua është shumë e vështirë, dhe aq më shumë për mua që shikohem në dy anë të medaljes.

Njëherë shikohem si Monika kur iu intereson dhe njëherë tjetër kur nuk iu intereson shikohem si bashkëshortja e Ilir Metës. Ndoshta kjo më ka bërë që në momente të caktuara të jem pak me temp më të fortë. Në jetën e përditshme sigurisht që jam më racionale, më e organizuar dhe sigurisht që kam probleme të tjera të ditës që do të krijojnë ato situatat emocionale të secilit nga në.

Me gjithë atë, po kthehem në temë, në fakt marrëveshja e 5 qershorit ishte një instrument mund ta quajmë i cili ishte i domosdoshëm për Shqipërinë dhe klasën politike të saj sepse nëpërmjet saj ne i hapim rrugën 14 kushteve të tjera të BE-së ku Shqipëria duhet të bëhet gati për konferencën ndërqeveritare që do të bëhet përsa i përket asaj që ne quajmë hapje negociatash. Qoftë edhe me kushte sepse do të ishte shumë e rëndësishme për Shqipërinë. I vetmi kusht që kërkonte përfshirjen e opozitës së bashkuar ishte pjesë e kushteve të reformës zgjedhore, të rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Më pas vijmë te ndryshimet kushtetuese, ajo që për hir të së vërtetës është një budallallik i bërë nga ana e shumicës.

Tregon një veprim që është bërë në nxitim e sipër, tregon mungesën e maturisë. Lëvizja e menjëhershme me një ‘arrogancë’, duke vendosur në rrezik lirinë e Shqipërisë, duke krijuar po themi një kakofoni deklaratash të ndryshme dhe deri në ngatërrime emrash me fytyra siç ndodhi sot nga Ministria e Shtetit Znj. Elisa Spiropali me zëvendësin e PPE-së. Më pas duke vazhduar me presione psikologjike apo edhe ushtrim dhune verbale jo vetëm ndaj deputetëve në Parlament por edhe ndaj ambasadorëve të huaj të cilët kanë qenë ata garantues të marrëveshjes së 5 qershorit.

Ne kemi qenë të bindur që marrëveshja e 5 qershorit ishte thjeshtë një përfundim I misionit të opozitës së bashkuar por e denim shumë mirë që Edi Rama nuk do të shkonte drejtë kësaj sepse duke e njohur pak edhe më mirë ai jo vetëm që ka frikë nga zgjedhjet por ai është në një proces konsumimi jashtëzakonisht të madh dhe një izolimi që po i vjen jo vetëm Edi Ramës dhe Partisë Socialiste por izolim i cili faktikisht po transmetohet edhe tek Shqipëria. Çështja e veprimeve të djeshme të njëanshme të Kushtetutës, që të jemi të sinqertë vetëm ka shtuar notat e frikës në rardhët e PS-së duke pretenduar që pas zgjedhjeve të 2021 të jenë kryetarë të PS-së.

Kështu që duke vërë një veprim të tillë vetë Z. Rama ka krijuar një panik brenda radhëve dhe ata që do të heqin gurët e themelit në procesin e zgjedhjeve do të jetë Partia Socialiste. Unë gjatë gjithë muajit korrik, menjëherë pas dakordësimit të marrëveshjes së 5 qershorit kam lëvizur në të gjithë Shqipërinë dhe ajo që më bën përshtypje është që socialstët janë ata që ndihen jo vetëm të papërfshirë por të deligruar  zhvlerësuar jo vetëm politikisht por edhe emocionalisht. Mjafton të shikoni se si drejtohet qeveria sot, sa ministra socialistë ka në qeverisje, sa firma Shqiptare ose lokale janë të përfshira në projekte qoftë të rindërtimit të rrugëve, qoftë në koncensione e me radhë.” tha Kryemadhi në emisionin “Java”./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dhëndri nga Fushë-Kruja ‘pishman’ që ditën e parë të martesës, ja çfarë shkruan në targën e makinës

Të gjithë mezi presin të martohen, por me kalimin e viteve kuptohet se ajo është dhe një "burgim" pasi...

Pamje e pabesueshme/Radhë kilometrike në Kakavijë – VIDEO

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës, është bllokuar nga radhë kilometrike të emigrantëve të cilët kthehen në shtetin fqinj. Shkak për krijimin e radhëve është...

Video që po thyen mitin, macja puthet me miun

Fraza si "macja me miun" është një thënie aq e vjetër sa vetë bota, e cila gjithmonë ka përshkruar sesi këto dy kafshë janë...

Pandemia/ 6 viktima në 24 orët e fundit, 16 pacientë në gjendje të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur dhe gjashtë pacientë të tjerë, duke e çuar në 219 humbje viktima. (Qarku Tiranë...

Rozana Radi gati për dasmë?

Një nga këngëtaret më aktive në rrjetet sociale duket se së shpejti do t’i japë fund beqarisë. Rozana së fundmi zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit...

Lajme të tjera

Web TV