Rama: Nëse Basha dhe Kryemadhi janë bashkë e kemi më të lehtë betejën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se PS-ja do të dalë fituese në zgjedhjet qendrore të 2021-shit, madje sipas tij forca politike që ai drejton nuk ka nevojë për koalicione se do të fitojë e vetme.

Partia socialiste me popullin shqiptar, ne jemi forcë politike që nuk kemi nevojë të ndërtojmë trena me vagonë të mbushur me emra që populli as nuk i di dhe nuk i sheh kush janë. Ne kemi programin dhe skuadrën tonë dhe aleancën me popullin shqiptar. Sa kohë do të na besojë do i shërbejmë me përkushtim.

Edhe pse nuk jemi më të mirët, më të mirë se ne nuk ka. Në zgjedhje do të vendosë populli, jo unë fatmirësisht, por që nuk ka më të mirë se ne është parë dhe riparë, mjafton që të shohim, që ata që duan të vijnë, janë po ata që lanë Shqipërinë në atë katandi dhe nuk po tregojnë që kanë ndonjë qasje të re, ide apo skuadër të re për të kuptuar që….” tha Rama në “Pa Protokoll”.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë bashkë me një listë do të jetë më e lehtë për t’i mundur.

Ata janë dakord në fakt me hapjen e listave, të paktën me fjalë, por nga ana tjetër, sigurisht nuk kanë si të mos jenë dakord që të ulen me ne, flas racionalisht, pastaj emocionalisht mund të mos ulen për të materializuar në ligj mekanizimin e ndërtimit edhe të koalicioneve zgjedhore. Ne politikisht, dhe unë personalisht, por asnjëri në fakt nuk është i interesuar që të ndajë Bashën nga Kryemadhi, ne i duam ata bashkë, sa më bashkë të jenë ata, në kuptimin e thjeshtë, aq më e lehtë është për ne beteja zgjedhore“.

Lexo edhe :  Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Po aq bashkë sa PS-ja ka qenë në koalicion me LSI-në në 2013?

Nuk janë asnjëherë gjërat njësoj dhe asnjëherë kohët nuk janë njësoj, gjërat dhe kohët kanë kontekse të ndryshme gjithmonë” tha Rama.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera. Megjithatë,...

Postieri i shpëton goditjes nga rrufeja “për një fije floku”, publikohen pamjet

Një postier në SHBA ishte me fat pasi rrufeja goditi vetëm disa milimetra larg tij gjatë një prej shpërndarjeve rutinë. Incidenti tronditës u kap nga...

Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

Nga Shpëtim Luku Rilindja Urbane 2 në Pogradec u konkretizua së fundmi me një aksion të IKMT-së për çlirimin e trotuarit përgjatë shëtitores "Dëshmorët e...

Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë trashëgimtari i fronit që na...

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga shitja e shtëpive, është zëri...

Lajme të tjera

Web TV