Rikthimi i tifozëve në stadiume, Premier League do vendosë ‘pasaporta klinike’

113 563 lexime

77,503FansaPëlqeje

Premier League po shikon si një mundësi konkrete pajisjen e tifozëve me ‘pasaporta klinike” në mënyrë që të lejohet rikthimi i tyre në stadiume.

Elita e futbollit anglez përfundoi sezonin 2019-2020 pa mbështetës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

BBC Sport raporton se Premier League është e gatshme të shohë se si mund të mbështesë zhvillimin e ‘pasaportave klinike ‘- një sistem i bazuar në aplikacione, i cili dallon  të gjitha simptomat e Covid-19.

Ndërsa sezoni 2020-2021 është planifikuar të fillojë në 12 shtator , ky kampionat po bën gjithçka ka në dorë që tifozët të kenë mundësi të ndjekin skuadrat e tyre nga stadiumet.

Teknologjia që synohet të përdoret në Premier League do të dallojë nëse ndonjë nga tifozët ka simptoma të Covid-19, si për shembull temperaturë.

Ndërsa kamerat që do vendose në këto hapësirë do të kenë gjatë gjithë kohës në monitorim distancimin fizik midis tyre, nëse do mbahet në bazë të parametrave të vendosura apo jo.

Megjithatë do të duhet fillimi i sezonit të ardhshëm për të parë a do të bëhen të zbatueshme këto teknologji.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Alarmi i ri/ Katër arsyet pse Covid-19 po merr jetën e të rinjve

Shqipëria vijon të paraqesë shifra alarmante për sa i përket numri të personave të infektuar me COVID-19, rasteve të...

Ndërron jetë mjeku i tretë, virusi po vret edhe të rinjtë

Humb betejën me COVID-19, mjeku i tretë në Shqipëri. Bëhet fjalë për mjekun pneumolog Anibal Byberi, 53-vjeç, i cili dy ditë më parë u...

Parashikimi i motit, e martë 4 gusht 2020

Gjatë orëve të para të ditës vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira të shpeshta ndërsa në veriperëndim të vendit do të ketë rrebeshe...

Horoskopi për sot, e martë 4 gusht 2020

Ky është horoskopi për ditën e martë 4 gusht 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për...

Lajme të tjera

Web TV