45-vjetori i nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit/Meta: Liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme

113 563 lexime

77,346FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në Facebook ka kujtuar sot 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit.

“Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Evropës Lindore nga totalitarizmi komunist”, shkruan Meta.

Për presidentin Meta  “kjo ditë duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.”

Statusi i plotë

Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist.

Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.

Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së.

Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

1982, kur Vera Grabocka akuzohej për “Modë të Huaj”

Pakujdesi, paaftësi, nepotizëm, shkelje të moralit komunist… Këto janë vetëm disa nga akuzat që kolegët i drejtonin njëri-tjetrit në...

Nuk ishte infarkt/ Ja e vërteta e vdekjes së 50-vjeçarit që tërhoqi zvarrë qenin

Javën e kaluar shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale për shkak se po tërhiqte zvarrë qenin e tij me makinë. Por vetëm disa ditë...

Komunikimi i të rriturve me fëmijët është baza ku ndërtohet edukimi

Nga Lira Gjika Edukimi është ai proçes njohje dhe të mësuari, që fëmija e realizon vetë nëpërmjet modeleve që mjedisi i ofron. Komunikimi i të...

Qëlloi me armë zjarri drejt tyre/ Policia vret një person në Kosovë

Një person është vrarë nga Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme pas konfrontimit me këta të fundit. Ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe mësohet...

Trump do ta shpallë kandidaten për Gjykatën Supreme më 26 shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shpallë të nominuaren e tij për zëvendësimin e gjykatëses së ndjerë të Gjykatës...

Lajme të tjera

Web TV