Aksident ajror/Përplasen dy avionë, humbin jetën 7 persona

113 563 lexime

77,487FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Alaska pasi dy avionë janë përplasur në ajër, duke shkaktuar 7 viktima.
Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur afër Aeroportit të Soldotnas, qytezë në Gadishullin Kenai.
Në mesin e viktimave ka qenë edhe ligj-vënësi amerikan, Gary Knoop, njëkohësisht anëtar Republikan i Dhomës të përfaqësuesve të Shtetit, raportojnë mediat e huaja.
Knoop ka qenë duke pilotuar njërin avion, ku ndodhej i vetëm, ndërsa 6 persona të tjerë ishin në bordin e avionit tjetër.
Gjashtë nga pasagjerët ndërruan jetë në vendngjarje, kurse njëri ndërroi jetë rrugës për në spitalin qendror të Gadishullit.
Autoritetet janë duke e hetuar rastin, ndërsa nuk dihet se cili avion ka qenë shkaktari i ngjarjes./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Video që po thyen mitin, macja puthet me miun

Fraza si "macja me miun" është një thënie aq e vjetër sa vetë bota, e cila gjithmonë ka përshkruar...

Pandemia/ 6 viktima në 24 orët e fundit, 16 pacientë në gjendje të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur dhe gjashtë pacientë të tjerë, duke e çuar në 219 humbje viktima. (Qarku Tiranë...

Rozana Radi gati për dasmë?

Një nga këngëtaret më aktive në rrjetet sociale duket se së shpejti do t’i japë fund beqarisë. Rozana së fundmi zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit...

Mali i Zi hap kufirin me Shqipërinë, por duhet test negativ dhe…

Mali i Zi nga dita e nesërme do të hapë kufirin për të gjithë vizitorët nga vendet e rajonit duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. “Por...

Pandemia/ Sërish shifra të larta, konfirmohen 146 raste të reja në 24 orët e fundit

Për 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 146 raste të reja me COVID-19 nga 639 teste të kryera. Rastet e reja pozitive...

Lajme të tjera

Web TV