Kush ishin burrat që u “mundën” nga e vetmja grua për drejtimin e BKH-së

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Të katër kandidatët ishin me karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Hajna e cila përpra se të zgjidhej në krye të BKH-së, mbante postin e zv.drejtoreshës së përgjithshme në Policinë e Shtetit, la pas kolegun e saj, Ervin Hodajn, i cili aktualisht është pedagog në Akademinë e Sigurisë, ndërsa më herët ka qenë drejtues i Policisë së Tiranës. Hodaj ka qenë më herët edhe drejtuesi i sektorit për krimin e organizuar në Policinë e Shtetit, i specializuar në fushën e narkotikëve.

Ai arriti të shkonte deri në fazën përfundimtare për marrjen e kreut të BKH-së, por nuk ja arriti. Idajet Faskaj, ishte kolegu tjetër që u “mund” nga Hajna për marrjen e drejtimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht Faskaj është drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ndërsa para kësaj detyre ka drejtuar Drejtorinë e Krimit të Organizuar, që në 2018-n u shkri dhe u krijua ajo që u quajt policia kriminale. Në qershor të 2019-s ai u vlerësua me certifikatën “Për shërbime të dalluara” nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Edhe pse me një karierë të gjatë ai nuk mundi ta fitonte luftën e fortë me kolegen e tij Aida Hajna për të drejtuar “FBI-në shqiptare.

Të njëjtin fat me dy kolegët e lartëpërmendur pati edhe Artur Beu, i cili aktualisht është koordinator i policisë shqiptare me policinë italiane. Beu ka një karrierë të gjatë në strukturat e policisë, ndërsa kaloi më sukses testet e kryera gjatë procesit të përzgjedhjes që konsistuan në teste fizike dhe me shkrim për njohuritë mbi përgatitjen e raporteve dhe testin e të vërtetës. Ndërsa fituesja e kësaj gare, Aida Hajna, përveç detyrës si zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme Policisë së Shtetit, ka qenë edhe drejtuese e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, drejtuese e Drejtorisë për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe jo vetëm. Por, përveç faktit se Hajna është me një karrierë të gjatë dhe me disa role drejtuese, sipas informacioneve, ajo siguroi edhe një vlerësim  maksimal gjatë testeve që u bënë gjatë kësaj garë 7-mujorshe.

Lexo edhe :  Veliaj uron Erkand Qerimajn për medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare: Go Tirana

Gara

Pikëzimi i përafërt e bëri të vështirë përzgjedhjen mes katër kandidatëve, ku pas gati 7 muajsh “luftë”, mes tyre, dy ditë më parë u zgjodh drejtuesja e BKH-së. Tashmë struktura kyçe që do të hetojë zyrtarët e lartë dhe personazhet e botës së krimit e ka kreun e saj, ku tashmë pritet që të nisë puna. Kujtojmë se në muajin shkurt, Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, dhe nga dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra, zgodhën katër kanditatët pretendentë që synojnë të marrin drejtimin e të ashtuquajturës “FBI-ja shqiptare”.

Për katër kandidatët finalistë, vetë SPAK-u nisi një proces vetingu, duke bërë verifikime në të tri kriteret, atë të pasurisë; figurës dhe të karrierës. Të katër emrat e finalistëve ishin përzgjedhur nga radhët e policisë. Gara ishte e fortë, pasi kandidatët ishin me një karierë të gjatë, ku kanë pasur disa role drejtuese në Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme apo zyrën e INTERPOL-it. Gara mes katër pretendentëve për të marrë drejtimin e BKH-së, ishte mjaft e fortë, pasi sipas informacioneve që gazeta “Fjala” ka mbledhur, të katër kanditatët gjatë këtij procesesi morën pothuajse pikët maksimale në të gjitha testet e kryera gjatë kësaj gare, e cila ka zgjatur prej gati 7 muajsh.

Makina e së vërtetës ishte ajo që përcaktojë edhe fituesin mes 4 kandidatëve. Në testin e makinës të së vërtetës kandidatët u vendosën në mes të muajit shkurt. Pas përfundimit të këtij testi në atë kohë SPAK tha se raportet e ekzaminimeve të poligrafit do të merren në konsideratë  dhe do të jenë ato që do të përcaktojnë garën, por rezultatet e tyre është rreptësisht e ndaluar të aksesohen.  /Ra.My.Fjala.al/

 


Të fundit

“Të pi një kafe lali me babin”/ Publikohen për herë të parë mesazhet e Martinit me…

Janë publikuar për herë të parë në media mesazhet që Martin Çeço i ka dërguar Tina Pajollarit, vajzës që...

Berisha e pret për protestë/ Nard Ndoka çel sezonin turistik dhe merr rreze dielli

Protesta e 7 korrikut është kryefjala në Partinë Demokratike dhe të gjithë demokratët po përgatiten për një tubim që të krijojë përshtypjen se kjo...

Kryeministri holandez zbulon prapaskenën: Gati u rrahëm fizikisht me Ramën në Sofje

Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tregoi një episod kur të dy gati sa nuk ishin...

Gati “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste trupa dhe infrastrukturë ushtarake në...

Përmbysje spektakolare nga Novak Djokovic, serbi zgjohet dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Novak Djokovic dëshmoi edhe një herë se ka ‘shtatë jetë’ brenda katër mureve të Wimbledonit . Në fitoren e tij të njëzet e gjashtë...

Lajme të tjera

Web TV