“Nderi i Kombit”, presidenti Meta surprizon legjendën e Partizanit: Ka qenë nga më të mirët

113 563 lexime

77,509FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka çmuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, legjendën e Partizanit, Sulejman Maliqati.

Ky i fundit feston 92-vjetorin ditën e sotme dhe presidenti i Shqipërisë i ka bërë një surprizë të bukur. Meta shprehet se Maliqati është një nga më të famshëm i të gjitha kohërave për futbollin shqiptar.

Postimi i Metës:

Urimet më të përzemërta në 92-vjetorin e lindjes për Profesor Sulejman Maliqati, një nga portierët më të famshëm të të gjithë kohëve të futbollit shqiptar, legjendën e padiskutueshme të Partizanit dhe Ekipit Kuq e Zi, 7 herë kampion kombëtar dhe Nënkampion i lojrave të Leipzigut të vitit 1958.

I cilësuar si “macja e zezë” dhe mburojë e pakalueshme e portës shqiptare, portieri që nuk luajti kurrë me doreza, pasi e ndiente topin jo vetëm me duar e gishta por e njësonte me vetë qenien e tij, Sul Maliqati, për gjithçka i ka dhënë futbollit gjatë karrierës, është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.

Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga ikonat e historisë së futbollit shqiptar dhe në vlerësim të sakrificave për arritjen e rezultateve të shkëlqyera duke përfaqësuar denjësisht fanellën e Partizanit dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, duke na bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë ta çmoja me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Jetë të gjatë e me shëndet të plotë Sula ynë, njeriu me vlera dhe integritet të lartë qytetar, edukatori shembullor për brezat më të rinj si model i mjeshtërisë dhe atdhedashurisë!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Brazili një nga vendet më të prekur nga pandemia, regjistrohen mbi 92 mijë të vdekur

Brazili është një nga vendet më të goditur nga koronavirusi, i cili regjistron një numër të lartë të të...

Pushuesit kthehen nga plazhi, Policia e Shtetit jep detajet e qarkullimit

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për të gjithë pushuesit që janë duke u kthyer nga plazhi. Ajo ka apeluar drejtuesit e mjeteve për...

Greqi/110 raste të reja me koronavirus, ja zonat e prekura

Edhe Greqia duket se ka pasur sot një numër të konsiderueshëm të prekurish me koronavirus. Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi sot për 110 raste...

Skandali/Zvicra fillon hetim penal kundër Presidentit të FIFA-s, ja akuzat

Zvicra ka nisur një çështje penale kundër Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për marrëdhëniet që ai ka me Michael Lauber, kreun e zyrës së...

Regjim 41-biss për Emiljano Shullazin/Avokati: Klienti im nuk përmbush kriteret

Fill pas vendimit të SPAK që Emiljano Shullazi dhe të pandehur të tjerë të mund t’i nënshtrohet regjimit të 41-biss, avokati i tij Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV