Ndiheni përgjumësh? Ja pse femrat kanë nevojë më shumë se meshkujt për gjumë

113 563 lexime

77,487FansaPëlqeje

Gjumi i femrave është shumë më ndryshe nga ai i meshkujve, kjo pasi studime të ndryshme, kanë provuar se gjinia e brishtë ka nevojë për më shumë orë për të pushuar.

Sipas një studimi të fundit ku u përfshinë 6000 persona, pjesa më e madhe e meshkujve deklaruan se ndiheshin të lodhur, pas një nate kur kishin fjetur më pak se shtatë orë. Ndërsa femrat u ankuan për lodhje edhe pasi fjetur 7 orë e gjysme.

Doktori francez Marc Rey, kreu i qendrës së gjumit dhe zgjimit në spitalin Timone në Marsejë, ju përgjigj këtij shqetësimi.

“Ka shumë arsye se pse femrat duhet të flenë më shumë. Shkak kryesor janë hormonet e tyre. Gjatë ciklit menstrual një femër manifeston një ndryshim të ndjeshëm në nivelet e estrogjeneve dhe progesteronit, duke shkaktuar periudha lodhjeje, mungesë gjumi apo gjumë me ndërprerje”, thotë ai, duke argumentuar nevojën më të madhe të femrës për të pushuar.

Lidhur me periudhën e shtatzënisë, mjeku nënvizon se nevoja për gjumë është më e madhe. Sipas tij, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, niveli i progesteronit rrit ndjeshëm efektet e tij qetësuese, duke e bërë më të madhe nevojën për gjumë.

E njëjta gjë ndodh edhe gjatë tre muajve të fundit, ku progesteroni stimulon pagjumësinë, teksa edhe rëndesa në bark bëhet më e madhe.

Po ashtu edhe lindja e fëmijës shoqërohet me pagjumësi, për shkak të nevojës së fëmijës për tu ushqyer me gji dhe të qarave të foshnjës, shkruan noa.al.

Doktor Marc Rey thotë se edhe periudha e menopauzës është e karakterizuar me valë të nxehti dhe rënie të nivelit të estrogjeneve, mund të shkaktojë lodhje. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Greqia ndalon hyrjen e shqiptarëve deri më 31 gusht, ja kush lejohet të kalojë

Qeveria greke ka zgjatur kufizimet për hyrjen e shqiptarëve në Greqi, deri më datë 31 gusht. Lajmin e ka bërë...

Dhëndri nga Fushë-Kruja ‘pishman’ që ditën e parë të martesës, ja çfarë shkruan në targën e makinës

Të gjithë mezi presin të martohen, por me kalimin e viteve kuptohet se ajo është dhe një "burgim" pasi të mungon liria që ke...

Pamje e pabesueshme/Radhë kilometrike në Kakavijë – VIDEO

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës, është bllokuar nga radhë kilometrike të emigrantëve të cilët kthehen në shtetin fqinj. Shkak për krijimin e radhëve është...

Video që po thyen mitin, macja puthet me miun

Fraza si "macja me miun" është një thënie aq e vjetër sa vetë bota, e cila gjithmonë ka përshkruar sesi këto dy kafshë janë...

Pandemia/ 6 viktima në 24 orët e fundit, 16 pacientë në gjendje të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur dhe gjashtë pacientë të tjerë, duke e çuar në 219 humbje viktima. (Qarku Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV