Ndryshimi që solli shqiptarja në bashkinë e Burlington

113 563 lexime

77,508FansaPëlqeje

Historia e Anxhela Paparizos shqiptares që u pëball me sfidat e emigrimit, shkollimit dhe karriera në ngjitje deri në menxhere e arteve dhe kulturës në bashkinë Burlington

Nga Blerina Ruka

Burlington –Kanada

Kjo është një nga ato intervista kur solidarizimi për femrën, dëshira për të përshkruar portretin e një gruaje të suksesshme rrëmben vëmendje të merituar. Ashtu është edhe biseda me Anxhela Paparizo. E sjellshme, e qetë dhe e qartë, Anxhela duket mjaft e komunikueshme kur e pranoi ftesën për intervistë. E vendosur prej fillimit në provicën e Ontarios, Paparizo duket se ka qenë e qartë në qëllimin e emigrimit të saj duke e ruajtur standartin e profesionit. Sigurisht me mjaft përkushtim e studim, ajo është sot një nga emrat më të lakuar në qytet për zhvillimin e një projekti artistiko – kulturor.

Anxhela ishte si një dhuratë për Burlington, pikërisht kur qyteti ndërmori një hap të rëndësishëm për ringritjen e politikave të artit e kulturës së vendit. Kështu që me ardhjen e saj, Sektori i Artit dhe Kulturës në Burlington, pësoi një ndryshim të dukshëm edhe në administrimin e tij. Gjërat në anën kulturore të qytetit kanë disa kohë që kanë fituar më shumë vëmendje, po ashtu edhe fonde. Me të njëjtin entuziazëm, edhe stafi i bashkisë së Burlington duket se e ka mirëpritur shqiptaren si kandidatja më e suksesshme për pozitën e Menaxherit të Arteve dhe Kulturës. Si një planifikuese kulturore për qytetin, puna e Anxhelës është përqendruar në zhvillimin e Planit Kulturor, Manaxhimin e Programit të Artit Publik, Hartimin e Politikave te ndryshme Artistiko-Kulturore, Marrëdhënieve me Institucionet Kulturore te qytetit: Bibliotekat, Galerinë e Arteve, Qendrën e Artit të Performuar, Turizmin dhe Muzetë si dhe Mbështetjen për komunitetin kulturor nëpërmjet “Fondit të Artit dhe Kulturës”.

Anxhela ka sjellë me vete një përvojë gati 10 vjeçare në Administratën Publike në Shqipëri, e diplomuar në Master për Histori dhe Diplomë Bachelor në Gazetari, ajo nuk është ndaluar në arsimimin e saj edhe pas ardhjes në Kanada, duke vazhduar shkollimin e saj në Planifikimin Kulturor me Universitetin e British Columbia. Ndërsa punonte në pozicione të ndryshme drejtuese në të kaluarën, eksperienca e konsiderueshme e Paparizos në menaxhimin e projekteve, duke përfshirë edhe hartimin e projekteve dhe buxhetimin, e ka ndihmuar atë të planifikojë strategjikisht programe kreative dhe me ndikim të artit dhe kulturës që frymëzojnë përfshirjen e publikut dhe ofrojnë vlera për komunitetin.

Lexo edhe :  Hitleri dhe Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore, sot në 18.30 fakte dhe dokumente që vijnë për herë të parë në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”

Në intervistë, ajo do të na tregojë më shumë për jetën e saj në Burlington.

Anxhela, si ka ndryshuar jeta juaj në këto 10 vite emigrim?

Ndonëse emigrimi ka sfidat e tij, sidomos në fillim jeta ime gjatë këtyre 10 viteve ka marrë një drejtim pozitiv. Eksperienca e punës si dhe edukimi në Kanada të kombinuara me përkushtimin tim, kanë hapur disa dritare të cilat kanë stabilizuar tashmë karrierën time në fushën e administratës publike dhe jetën në Kanada në përgjithësi.

Cila është pjesa që zë profesioni në ditën tuaj?

Ka pasur raste kur puna ka qenë aq intensive, sa profesioni ka zënë jo vetëm pjesën më të madhe të ditës, por edhe mendimet e mia gjatë natës. Gjithsesi, këto momente nuk kanë qenë të përhershme. Shumica e një dite normale kalohet kryesisht me punë por pjesa tjetër si dhe fundjavat janë të mbushura me evente, familje, shoqëri dhe kohë e kujdes për veten.

Ju keni punuar edhe në Bashkinë e Tiranës, a kanë të përbashkëta politikat e kulturës mes dy vendeve?

Të përbashkëta në politikat kulturore ka në mbështetjen e artit dhe kulturës nëpërmjet fondeve të caktuara, realizimin e projekteve të ndryshme artistiko-kulturore si dhe në mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet kryesore kulturore. Disa politika në fushën e planifikimit kulturor dhe artit publik kanë ende nevojë të zhvillohen më tej në Shqipëri.

A keni menduar të riktheheni sërish në Tiranë, të transferoni këto 10 vite eksperiencë atje?

Nuk e kam menduar, por nëse do ketë nevojë për ekspertizën time sigurisht që do ta jap.

Ju jeni një model suksesi, a keni ju një mesazh për të tjerët që kërkojnë të njëjtin integritet?

Gjithmonë kërkoj të jem versioni më i mirë i mundshëm i vetes. E kam parë emigrimin si një mundësi për t’u zhvilluar më tepër profesionalisht dhe për të shpalosur vlerat dhe aftësitë e mia më të mira duke rrezatuar energji pozitive ndaj komunitetit. U uroj të gjithë emigrantëve shqiptarë të gjejnë vetveten në një botë ku mundësitë janë pa limit. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

45-vjetori i nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit/Meta: Liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në Facebook ka kujtuar sot 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. “Dekalogu...

Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama (FOTO)

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Rama është përcjellë për në banesën e fundit. Për shkak të pandemisë një numër i kufizuar njerëzish kanë marrë pjesë...

Nënat e 33 kryeministrave shqiptarë/Nga Ismail Qemal Vlora tek Edi Rama

Thonë se pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e mrekullueshme. Për këtë shprehje, atributet zakonisht i takojnë bashkëshortes, por gruaja e parë që...

Lajm i mirë për vaksinën/Ekspertët: Mund të jetë e disponueshme në vitin 2021

Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet...

Maqedoni e Veriut/ Shënohen 137 raste me C*vid në 24 orët e fundit, 7 persona humbin jetën

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 137 raste pozitive me Covid-19 nq 24 orët e fundit. Numri total i të infektuarve është 10,891 persona. Po ashtu,...

Lajme të tjera

Web TV