Përplasen dy makina në aksin rrugor Elbasan-Peqin, një i vdekur dhe dy të plagosur

113 563 lexime

77,486FansaPëlqeje

Aksident me pasojë një person të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Mësohet se në aksident, ka humbur jetën 55-vjeçari Agim Neziri si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Aksidenti u shënua në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit gjeti vdekjen Agim Neziri, rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Suzuki”.

Gjithashtu janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi 14 gusht 2020, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ditë ideale e nesërmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do t’ju plotësohen dëshirat më të...

VIDEO/Psikologia shqiptare tregon se çfarë të bësh për secilën shenjë të virusit që të shfaqet

Psikologja shqiptare në ShBA, Briseida Xhelaj përmes një video-komunikimi në rrjetet sociale ka treguar një informacion mjaft të vlefshëm për situatën e rrezikshme që...

Denoncimi i mësuesit: Nëse mësimi vazhdon online, 6 prinër do u djegin vitin shkollor fëmijëve të tyre

Mësuesi i Gjuhës-Shqipe në Vlorë, Ardi Stefa ka bërë ditën e sotme në rrjetet sociale. Ai shprehet se gjashtë prindër i kanë thënë se nëse...

Historiani: Grekët kërkojnë ndihmë tek Franca si më 1827 kur në kurriz të shqiptarëve ….

Tensionet në Mesdheun lindor janë rritur ndjeshëm këtë javë pasi Turqia dërgoi një anije në detin Mesdhe, në kufi me Greqinë, për të eksploruar...

Koronavirusi i merr jetën këngëtarit të famshëm (FOTO)

Këngëtari i njohur latin, Trini Lopez ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare për shkak të COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar miku i tij i ngushtë,...

Lajme të tjera

Web TV