Raporti i Standard & Poor’s: Ekonomia shqiptare vlerësohet si perspektivë e qëndrueshme

113 563 lexime

77,509FansaPëlqeje

Në rishikimin më të fundit të saj, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se Pandemia COVID-19, dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, do të bëjnë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohet ndjeshëm në vitin 2020. Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë veçanërisht në sektorin e turizmit në mbarë globin, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim, për shkak të peshës së lartë, që zë ky sektor në ekonominë e vendit.

Agjencia shprehet se qeveria është duke ndërmarrë një program të fortë stimulues për të kufizuar ndikimin ekonomik nga pandemia dhe për të rifilluar përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar. Qeveria ka siguruar mbështetje kreditore nga Institucione Financiare Ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal këtë vit dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave. Qeveria gjatë këtij viti arriti të emetojë edhe një Eurobond. Nëse ekonomia përkeqësohet më shumë nga sa parashikojnë institucionet, Qeveria ka ende hapësira për disa politika të mëtejshme.

Agjencia shprehet se financat publike të Shqipërisë janë konsoliduar vitet e fundit. Deficiti i qeverisë së përgjithshme u ngushtua në 1.9% të PBB-së në 2019 nga 5.2% në 2014, e udhëhequr kryesisht nga kufizimi i shpenzimeve. Ne presim që ky deficit të rritet në 8.5% të PBB-së këtë vit për shkak të humbjeve në të ardhurave, shpenzimeve shtesë që lidhen me pandeminë, dhe shpenzime të larta të kapitalit.

“Ne projektojmë që raporti i borxhit të përgjithshme ndaj PBB-së të rritet në gati 80% të PBB-së në vitin 2020, ndërsa pritet të ulet nga viti 2021 e më tej, si rezultat i shuarjes së masave të jashtëzakonshme dhe rimëkëmbjes së ekonomisë”. Agjencia vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale, në formën e partneriteteve publike-private (PPP) dhe nevojën për parashikueshmërinë e tyre. Agjencia shprehet se autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit.

Lexo edhe :  Koalicionet/ Rama: Nuk jemi kundër çifit Luli-Mona, duhet të ndryshojmë sistemin

Agjencia shprehet se disa përpjekje të kujdesshme të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme. Agjencia vlerëson se raporti fiskal i të ardhurave ndaj PBB-së së Shqipërisë ka potencial për t’u rritur. Qeveria është e angazhuar të reduktojë informalitetin përmes zbatimit të legjislacionit dhe sistemeve.

Agjencia shprehet se për të rivendosur disiplinën fiskale, amendimet e fundit të bëra nga autoritetet në ligjin organik të buxhetit sanksionojnë që qeveria duhet të mundësojë një balancë primare pozitive prej vitit 2023 e në vijim. Madje agjencia ka pritshmërinë që qeveria mund ta arrijë këtë objektiv që në vitin 2022. Ky rregull i shtohet rregullit ekzistues së uljes së të borxhit, i cili kërkon një rënie të vazhdueshme në raportin e borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së, raporton ‘ATA’.

Agjencia vlerëson se sektori bankar, kryesisht i financuar nga depozitat dhe kryesisht në pronësi të huaj, ka zvogëluar pjesën e tij të kredive me probleme në rreth 8% të totalit të kredive. Kjo paraqet një rënie të theksuar nga kulmi prej 25% i regjistruar në vitin 2014.

Të fundit

Video/Perëndim spektakolar i diellit në Karaburun

Pamje mahnitëse e natyrës shqiptare. Kjo pamje vjen nga Karaburuni ku duket një natyrë e qetë dhe një kombinim...

Horoskopi për nesër, 2 gusht 2020

Ky është parashikimi i horoskopit për ditën e nesërme, 2 gusht 2020 nga Paolo Fox Dashi Kjo nuk është koha ideale për dashurinë, do të ketë...

Brazili një nga vendet më të prekur nga pandemia, regjistrohen mbi 92 mijë të vdekur

Brazili është një nga vendet më të goditur nga koronavirusi, i cili regjistron një numër të lartë të të prekurve. Vetëm në 24 orët e...

Pushuesit kthehen nga plazhi, Policia e Shtetit jep detajet e qarkullimit

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për të gjithë pushuesit që janë duke u kthyer nga plazhi. Ajo ka apeluar drejtuesit e mjeteve për...

Greqi/110 raste të reja me koronavirus, ja zonat e prekura

Edhe Greqia duket se ka pasur sot një numër të konsiderueshëm të prekurish me koronavirus. Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi sot për 110 raste...

Lajme të tjera

Web TV