Raporti i Standard&Poor’s/ Reagon Tabaku: Kërcënon të ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP

113 563 lexime

77,509FansaPëlqeje

Jorida Tabaku, ish-deputetja e Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me raportin e Standard&Poor. Sipas demokrates, ky raport kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe koncensioneve.

 

REAGIMI I TABAKUT
Jorida Tabaku: S&P kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP!
Raporti i fundit i S&P vazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj në raport me rreziqet me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Parashikimi për një kontraktim të ekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet përherë e më shumë parashikimit për një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së.

Vlerësimi konstant i raportit vjen si pasojë e ndihmës ekonomike në formën e REPO që Banka Qendrore Europiane dhe gjithashtu FMN i kanë dhënë Shqipërisë. Raporti kritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP-ve, duke qenë një tjetër zë me peshë që nënvizon rrezikun fiskal dhe buxhetor të PPP-ve.

Situata është më e errët se sa përpjekjet e qeverisë për ta bojatisur atë në media. Raporti nënvizon dhe evidenton se do të ketë ulje të vlerësimit nëse ka përkeqësim të mëtejshëm, si pasojë e ekonomisë informale, rritjes së defiçitit, dhe gjithashtu problemeve me borxhet e fshehura.
Raporti evidenton borxhin e lartë prej thuajse 80% të PBB-së, sikundër argumenton problemet strukturore të qeverisë. Arka e shtetit shqiptar mbledh të ardhura sa 26% e PBB-së, vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, me një ndihmë ekonomike reale sa 0.85% e PBB-së, që nuk i shërben ekonomisë.

Ndihma është e pamjaftueshme, pasi buxheti i shtetit është keqpërdorur me PPP apo investime, që janë jo efiçente dhe janë kthyer në barrë. Problematika të tilla vazhdojnë të jenë të pranishme dhe në projektet e radhës të qeverisë Rama, me PPP-të e radhës si fjala vjen: rruga Milot-Fier e fryrë disa herë, ndërkohë që detyrimet e prapambetura janë rritur dhe çdo shpenzim jetik është pezulluar.

Lexo edhe :  Korab Lita: Kemi qënë pro hapjes së listave që para 1 viti, sot fuqizohet vota e shqiptarëve

E fundit, jo nga rëndësia, S&P nuk ka dhënë asnjë vleresim negativ për asnjë vend që ka rishqyrtuar. Ajo ka paralajmëruar një qeveri që ka keqpërdorur buxhetin dhe ka rritur rrezikun nga PPP-të. Me një defiçit fiskal në rritje, borxh publik 80% e PBB, dhe me rrezikun fiskal të PPP, situata është më e errët. Qeveria nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin per të ndërmarrë reforma reale strukturore.

Sot ekonomia ka nevojë për frymëmarrje, ka nevojë për ndryshim, ka nevojë të punojë për shumicën e shqiptarëve e jo për pakicën, ka nevojë për një reformë tërësore që qeveria në ikje nuk e bëri dot kurrë, madje as në fillimet e saj!
Për këtë arsye, plani i Partisë Demokratike është për një taksë të sheshtë që të ulë informalitetin, të reduktojë pabarazinë dhe të vlerësojë punën e ndershme! /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Video/Perëndim spektakolar i diellit në Karaburun

Pamje mahnitëse e natyrës shqiptare. Kjo pamje vjen nga Karaburuni ku duket një natyrë e qetë dhe një kombinim...

Horoskopi për nesër, 2 gusht 2020

Ky është parashikimi i horoskopit për ditën e nesërme, 2 gusht 2020 nga Paolo Fox Dashi Kjo nuk është koha ideale për dashurinë, do të ketë...

Brazili një nga vendet më të prekur nga pandemia, regjistrohen mbi 92 mijë të vdekur

Brazili është një nga vendet më të goditur nga koronavirusi, i cili regjistron një numër të lartë të të prekurve. Vetëm në 24 orët e...

Pushuesit kthehen nga plazhi, Policia e Shtetit jep detajet e qarkullimit

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për të gjithë pushuesit që janë duke u kthyer nga plazhi. Ajo ka apeluar drejtuesit e mjeteve për...

Greqi/110 raste të reja me koronavirus, ja zonat e prekura

Edhe Greqia duket se ka pasur sot një numër të konsiderueshëm të prekurish me koronavirus. Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi sot për 110 raste...

Lajme të tjera

Web TV