Skandali/Zvicra fillon hetim penal kundër Presidentit të FIFA-s, ja akuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zvicra ka nisur një çështje penale kundër Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për marrëdhëniet që ai ka me Michael Lauber, kreun e zyrës së Prokurorisë Federale.

Një prokuror arriti të zbulonte indikacione të sjelljeve kriminale lidhur me takimet e pretenduara në vitin 2016 dhe 2017, ndërsa autoritetet në atë periudhë ishin duke hetuar sesi Rusia dhe Katari rezultuan fitues në organizimin e Kupave të Botës 2018 dhe 2022.

“Kjo përfshin abuzim të detyrës publike, nxjerrje të të dhënave zyrtare, ndihmë ndaj kriminelëve dhe nxitje të këtyre veprimeve,” deklaroi organi mbikëqyrës AB-BA.

Infantino u zgjodh në vitin 2016 për të zëvendësuar Joseph Blatter, i cili gjithashtu ishte proceduar penalisht në vitin 2015. Në momentin që u zgjodh, Infantino premtoi të pastronte FIFA-n dhe të rikthente përsëri vëmendjen te futbolli.

Organi mbikëqyrës AB-BA deklaroi se Prokurori Special Stefan Keller, nisi të procedonte Infantino-n dhe Prokurorin Publik Rajonal i cili gjithashtu ishte i përfshirë në takime.

FIFA siguroi se organizata dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, do të jenë në dispozicion të autoriteteve zvicerane dhe se do të bashkëpunojë me hetimin e hapur nga prokurori special federal i këtij vendi.

Në një deklaratë, Gianni Infantino tha: Njerëzit e kujtojnë shumë mirë se ku ishte FIFA si institucion në vitin 2015, dhe se sa ishte me të vërtetë e nevojshme ndërhyrja gjyqësore për të ndihmuar në rikthimin e besueshmërisë së organizatës. Si President i FIFA, qëllimi im nga dita e parë ka qenë, dhe vazhdon të jetë, të ndihmoj autoritetet të hetojnë parregullsitë që kanë ekzistuar në të kaluarën në FIFA. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Pas Belerit dhe Goros, ja kush do ta drejtojë bashkinë e Himarës ( EMRI )

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Lajme të tjera

Web TV