Turmp i prerë: Tik Tok përbën rrezik, do të ndalohet në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump, paralajmëron se do të ndalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrjetin social kinez Tik Tok, i dyshuar nga Washingtoni se përdoret nga shërbimet sekrete të Pekinit.

“Sa i takon Tik Tok, do e ndalojmë në SHBA, përbën rrezik për sigurinë kombëtare”, iu tha Trump gazetarëve, në bordin e avionit presidencial Air Force One.

Tik Tok është në pronësi të grupit kinez ByteDance. Aplikacioni ka thuajse një miliardë përdorues në të gjithë botën dhe është shumë popullor mes të rinjve.

Tik Tok është nën hetim nga Cfius, agjencia amerikane e ngarkuar për të garantuar që investimet e jashtme të mos përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Gjatë javëve të fundit ekspertët amerikanë kanë shprehur shqetësimin se platforma video mund të përdoret nga Pekini për të dëmtuar SHBA.

Para deklaratës së Trump, mediat amerikane kishin shkruar se Presidenti do të detyronte grupin ByteDance që ta shiste Tik Tok. Rrjeti social është kundërshtuar edhe përtej SHBA, ku nga 30 qershori është ndaluar edhe në Indi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV