Çmimi i arit arrin vlerë rekord

113 563 lexime

77,486FansaPëlqeje

Çmimi për këtë metal me vlerë ka arritur nivelin më të lartë të të gjtiha kohërave. Arsyeja kryesore konsiderohet shqetësimi prej rënies ekonomike për shkak të pandemisë Corona.

Mëngjesin e së hënës (27.07) çmimi për një ons ari (31,1 gram) arriti deri në 1944,71 dollarë. Me këtë vlerë ari e tejkaloi çmim rekord të shtatorit 2011, kur një ons kushtonte 1921 dollarë. Së fundi kursi i arit ka pasur luhatje, por gjithmonë në nivelin e rreth 1,5 përqind duke arritur deri në shumën e 1932 dollarëve.

Kësisoj vlera e arit aktualisht shënon një rritje me mbi 25 përqind. Veçanërisht e fuqishme ka qenë rritja e çmimit të arit që nga mesi i qershorit.

Në fillim të luhatjeve në tregjet e financave për shkak të pandemisë Corona ari madje pati edhe humbje të vlerës, ndonëse është metali i çmuar që konsideorhet si monedha e krizës. Në mes të marsit pati rënie, kur një kallëp kushtoi në bursë edhe deri më pak se 1500 dollarë.

Krahas shqetësimit për përmasat e recesionit si pasojë e pandemisë ka edhe arsye të tjera për rritjen e vlerës së arit. Ndër këto arsye bën pjesë edhe futja në borxhe e shteteve dhe e sipërmarrjeve si dhe normat e ulëta të interesit.

Edhe konflikti mes SHBA-së dhe Kinës e nxit rritjen e çmimit të arit. Niveli i ulët i normave të interesit dhe të kredive e bën arin tërheqës si depozitë, thotë Adrian Ash, kryeekonomist në firmën e Investimeve BullionVault. Tjetër arsye është edhe „rritja e pritshmërive lidhur me inflacionin, që në kohë paqeje stimulohet prej borxheve të pashmebullta shtetërore”, ari kësisoj kthehet në një formë tërheqëse depozitash bankare, i tha Ash DË-së.

Lexo edhe :  UEFA shpall vazot, Astana, Karabagu, Makabi i Tel Avivit dhe Dinamo e Tbilisit, kundërshtarët e Tiranës

Një tjetër nxitës i këtij zhvillimi në tregun e financave, sipas vëzhguesve është edhe ashpërsimi i konfliktit mes SHBA-së dheh Kinës si dhe dobësimi i dollarit.

Kina në shenjë hakmarrjeje për mbylljen e një konsullate kineze nga SHBA-ja mbylli përfaqësinë e SHBA-së në Shengdu në jugperëndim të vendit. „Investitorët shohin me shumë vëmendje çdo shenjë përshkallëzimi të këtij konflikti”, thotë analisti i Goldman Sachs Chris Hussey. E njëjta gjë vërehet edhe lidhur me vlerën e arit./DW

Të fundit

Foto/ Ronaldo me pushime në St Tropez, Georgina shfaqet në super formë me bikini

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez janë parë në bordin e super jahtit të tyre prej...

Vogëlushja përpiqet ta ndihmojë por nuk e di se është një statujë/ Foto

Një vajzë e vogël është afruar për të ndihmuar një të moshuar, por nuk e ka ditur që përpiqet të ndihmojë një statujë edhe...

Ardi Veliu pezullon efektivin e Policisë Kufitare Kakavijë, akuza që rëndon mbi të

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë A. Ç. Punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, duke...

Infermierja shqiptare humb jetën nga virusi, dhëndri deputet i bën një dedikim prekës

Një infermiere në Kosovë ka humbur betejën me COVID-19 gjatë ditës së djeshme. 63-vjeçarja Shkurte Gecaj nga Peja, mësohet se është vjehrra e deputetit...

Kosovë/ 8 persona humbasin jetën dhe shënohen 142 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Mjekët e klinikave të Kosovës,  kanë regjistruar të enjten 193 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 491 mostrave. Ndërkohë 8 persona humbasin jetën...

Lajme të tjera

Web TV