E rëndë në Kosovë, humbin jetët 13 persona dhe regjistrohen 245 raste të reja me Covid-19

113 563 lexime

77,486FansaPëlqeje

Situata e pandemisë së koronavirusit vijon të përkeqësohet me ritme të shpejta në Kosovë. Vetëm në 24 orët e vuanit janë shënuar 13 viktima dhe janë konfirmuar 245 raste të reja pozitive me Covid-19.

Ky lajm është bërë publik nga  Instituti Kombëtar i Kosovës, i cili bën me dije se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani aty kanë humbur jetët 249 persona, ndërsa janë infektuar plot 8.799 vetë

Njoftimi i plotë:

133 TË SHËRUAR DHE 245 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste,

komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Lexo edhe :  Covid-19/Artisti në gjendje të rënduar në intubim, ka nevojë urgjente për gjak

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!/ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Fatime Sokoli, çika e parë e malësisë që kapi çiftelinë në dorë (VIDEO)

Sot, bëhen 33 vite nga ndarja nga jeta e këngëtares së muzikës popullore, Fatime Sokoli, Artiste e Merituar. Ajo lindi...

Vendimi/ Gjykata Federale “gropos” përfundimisht Skënderbeun

Gjykata Federale ka lënë në fuqi vendimin e KAS-it për Skënderbeu. Kështu bardhekuqtë do të vuajnë të plotë dënimin e dhënë nga UEFA me...

Mos bëni gabimin e këtyre prindërve duke i lënë fëmijët vetëm – VIDEO

Pa më të voglin dyshim që janë qeniet më të pafajshme, por nëse të humbasin nga sytë vetëm për një moment të vetëm fëmijët...

Enver Hoxha si shoku Zylo? Vajza e Dritëro Agollit zbulon për herë të parë skicën e të atit – FOTO

Janë të paktë ata që nuk e kanë lexuar, apo që nuk e dinë esencën e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Një...

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit Drejtues të AAK-së ka shpallur kandidaturën për President të Kosovës. Këtë lajm e ka...

Lajme të tjera

Web TV