Konfirmohet lajmi i Fjala.al, Ardit Toli transferohet te klubi i Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Tiranës ka siguruar një tjetër lojtar për sezonin e 2020-2021. Bardheblutë e kryeqytetit kanë firmosur me mbrojtësin 23-vjeçar, Ardit Tolin.

Vetëm pak ditë më parë grupi mediatik “FJALA” dhe edicioni sportiv “Fjala Sport” raportuan se Toli do të kalonte te kampionët e Shqipërisë.

Ndërsa ditën e sotme ky lajm është konfirmuar nga vetë skuadra e Tiranës. Mbrojtësi i djathtë shihet si një zëvendësues i Albi Dokës te bardheblutë.

Toli kaloi te Tirana me parametra 0, ndërsa zyrtarizimi u bë nga klubi kryeqytetas përmes nëjë postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i KF Tiranës:

Ardit Toli vishet bardheblu!

Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re. #identitetitirona/Katerina Tafa/ Fjala.al/

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2645079275748178

Të fundit

Ulja e temperaturave rikthen reshjet e dëborës, Qafë Thora ‘pushtohet’ nga bardhësia

Ulja e temperaturave në 24 orët e fundit ka rikthyer reshjet e dëborës në Qafë Thore. Gjatë mëngjesit të sotëm,...

Zona e lirë ekonomike/ Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune

Tirana është bashkia e parë që krijon një zonë të lirë ekonomike Bashkia e kryeqytetit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nënshkruan marrëveshjen e...

Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e Ligjit për Partitë Politike

Nga Ben Andoni Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kryetar dhe së shpejti mëtuesi kryesor për president i PL-së, një partie realizuar për pak orë, ngritur...

PS tre mandate në pushtet, i dërguari i SHBA: Me kënaqësi presim zgjedhjet e ardhshme

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës”, tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk...

Pija “magjike” që ka bërë bujë! Gratë dëshmojnë se duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu...

Lajme të tjera

Web TV