Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta kryetari historik i shoqatës “Durrësi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësuesi i njohur i matematikës dhe inspektori i arsimit ka mbyllur sytë pasditen e 30 korrikut, pas një sëmundjeje të gjatë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Myderrizi ishte tërhequr vitet e fundit nga drejtimi aktiv i shoqatës, duke ia lënë në dorë Shpëtim Metanit, i ndarë nga jeta disa muaj më parë.

Për durrsakët, Halil Myderrizi do të mbetet kryetari më jetëgjatë i shoqatës “Durrësi”, e krijuar që në vitet e para të demokracisë. Ai është babai i mjekut të njohur ortoped Neritan Myderrizi.

Njoftimin për ndarjen nga jeta të Halil Myderrizit e njofton në rrjete sociale Shoqata Tirana.

Njoftimi i plotë

Shuhet Halil Myderrizi, kryetari historik i Shoqatës Durrësi! 30 korriku 2020, shënon një ngjarje të dhimbshme për Qytetarinë Durrsake dhe të Shqipërisë së Mesme!

Pas një lëngimi të gjatë në shtrat, mbylli sytë dhe ndaloi frymëmarrjen e fundit, një nga kapacitetet e urtësisë durrsake, intelektuali model, fisniku durrsak Halil Myderrizi! Humbja e këtij intelektuali të spikatur shënon dhe humbjen e njërit prej bashkëkryetarëve të Lidhjes së Shoqatave të Shqipërisë së Mesme!

Emri dhe autoriteti që Shoqata Durrësi ndërtoi në vite, lidhet ngushtë me kontributin e veçantë të kryetarit të saj historik, Halil Myderrizi!

Shoqata Durrësi me aktivitetin e saj i kaloi përmasat e qytetit të Durrësit dhe fitoi autoritet në të gjithë vendin.

Aktivitete të shumta të përbashkëta me Shoqatën Tirana dhe shoqatat e tjera si motra, Elbasani, Kavaja, Kruja, Shijaku, Pronësi me Drejtësi do të mbeten një kontribut i çmuar në rrugën e ndërtimit të demokracisë dhe të ngritjes së institucioneve të shtetit shqiptar! Si pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile shoqatat tona kanë kontribuar në evidentimin e vlerave qytetare dhe ruajtjen e traditës dhe trashëgimisë kulturore!

Lexo edhe :  Sipas ERE/ Ja sa do jenë çmimet e energjisë elektrike për furrat e bukës

Qytetarët durrsakë dhe Ne, që patëm nderin të bashkëpunojmë për të mirën e qyteteve tona, nuk do të harrojmë kurrë njeriun që me punën e tij, vlerat e tij, bënte kryelartë çdo durrsak!

U prefsh në paqe Halil Myderizi!

Lamtumire miku ynë!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kina mund të përpiqet të marrë nën kontroll Hënën? Ja çfarë thotë NASA

NASA ka paralajmëruar se Kina mund të tentojë të marrë përsipër pjesë të Hënës brenda vetëm disa viteve. Administratori...

Mark Marku: Kërkova Rithemelimin e PD kur ishte në pushtet, më thanë ik na ler rehat

Ditën e sotme, gjatë një rrëfimi ndryshe në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka treguar se ka...

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Një video e pazakontë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa një automjet tërheq pas vetes...

Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës, Berisha dhe leksioni Veliaj për të tre

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë e pamundur t’i shpjegosh një “alieni” që vjen për herë të parë në Tiranë, se çfarë po ndodh me politikën në...

Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetin...

Lajme të tjera

Web TV