Meta kujton Arben Zylyftarin: Gjaku i dëshmorëve nuk do bëhet kurrë ujë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Preisdenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies në krye të detyrës të ish/drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, kolonel Arben Zylyftarit.

Kreu i shtetit shprehet se gjaku i dëshmorëve të atdheut nuk do të bëhet kurrë ujë, ndërsa shton se lufta ndaj drogës e banditëve të lidhur me politikën duhet të vazhdojë për të çuar Shqipërinë drejt rrugës evropiane.

Postimi i plotë:

Sot nderojmë me vlerësim, mirënjohje e respekt të thellë kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorit të Atdheut, Kolonel Arben Zylyftarit, i cili ra në krye të detyrës 20 vite më parë në luftë me krimin.

Dita e sotme na risjell në vëmendje qindra Dëshmorë të Policisë së Shtetit, që të udhëhequr nga ndershmëria, përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë qytetare e shtetërore, sakrifikuan jetën e tyre për mbrojtjen e rendit, qetësisë e sigurisë publike, por edhe të vlerave e parimeve që duhet të udhëheqin cilindo që mban veshur uniformën e shtetit.

Është me rëndësi jetike që Policia e Shtetit të jetë shembulli i respektimit të ligjit për t’u shërbyer me nder, përkushtim e dinjitet qytetarëve, duke u distancuar nga lidhjet me krimin, politikën dhe praktikat arbitrare.

Lufta kundër drogës dhe banditëve të lidhur me politikën është kusht thelbësor për integrimin europian, dhe çdo neglizhencë do të ketë pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit!

Gjaku i Dëshmorëve të Atdheut, nuk do të bëhet ujë dhe mbarë populli shqiptar do t’i kujtojë përherë me krenari e respekt Heronjtë e tij! 🇦🇱

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3220030571376527/?type=3&theater

Të fundit

Publikohet kërkesa e Rugovës për hyrje në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar...

Mbyllet Relli “Dakar 2021”, Peterhansel dhe Benavides triumfojnë në Arabinë Saudite

Peterhansel i Francës ka fituar “Relli Dakar 2021”. Për të është hera e 14-të që triumfon në kategorinë e makinave në këtë garë. Në...

Moto GP, Çabati i “Dukati”-t thumbon rivalët: Pa Mark Markezin “Honda” nuk fiton dot

Drejtori i “Dukati”-t, Paolo Çabati, përpara nisjes së Botërorit të 2021-shit, në Moto GP, ka sulmuar “Hondën”, duke vënë theksin se, pa Mark Markez,...

Kupa e Spanjës, sot luan Valencia, të mërkurën Reali dhe të enjten Barcelona

Kupa e Spanjës, drejtpërdrejt në RTSH Sport, Në 4 ditë vijnë përballjet e 4 klubeve favorite për këtë trofe. Përveç Kupës së Ligës Angleze...

“Është vlerë kombëtare”, Piktori i njohur shtrohet në spital nga Covid, apeli i vajzës së tij

Piktori i njohur Mustafa Arapi është shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vajza...

Lajme të tjera

Web TV