“Një ish-veteran i UÇK-së u ndalua në Shqipëri”, PD: Skandal në nivelin e një turpi kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se Policia e Shtetit e mohon që të ketë ndaluar ndonjë ish-pjesëtar të UÇK-së në bazë të një urdhër-arresti serb të lëshuar nga Interpoli, Partia Demokratike e konsideron turp kombëtar.

Kreshnik Çollaku, anëtar i kryesisë së PD-së, thotë se sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.

Reagimi i plotë:

Kur Tirana sillet si shërbëtore e Beogradit.

Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.
Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.
Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë.
Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë.

Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar. Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.

Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën. Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.

Tirana Zyrtare po kthehet një shërbëtore e rëndomtë e Beogradit. Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi.

Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

Lajme të tjera

Web TV