OBSH paralajmëron: Pandemia mund të jetë e gjatë, virusi po prek më shumë të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të jetë e “gjatë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të shtunën.

Sipas medieve të huaja, OBSH potencoi se e “vlerësoi jetëgjatësinë e kësaj pandemie” në një deklaratë pasi komiteti i tij i urgjencës u takua të premten për të vlerësuar krizën.

Grupi paralajmëroi edhe rrezikun e “dobësimit”, duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike në vendet e ndryshme të botës.

“Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë”, u tha në një deklaratë.

“Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global”, tha OBSH.

Ndërkohë kujtojmë se rritja e numrit të personave që vuajnë nga COVID-19 në shumë vende është shkaktuar nga fakti se të rinjtë nuk po kujdesen për masat mbrojtëse, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Të rinjtë shpesh nuk mbajnë maska dhe ata injorojnë rregullin e mbajtjes së distancës nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur janë në bare, klube të natës dhe në plazhe.

“Shumica e të rinjve kanë simptoma më të buta, por jo të gjithë”, thotë epidemiologia e OBSH-së, Maria van Kerkova, duke theksuar se klubet e natës janë vendi që mund të transmetohet më së shumti koronavirusi.

Të rinjtë që shfaqin simptoma të buta ose aspak mund të përhapin virusin te njerëzit më të moshuar, të cilët janë më të prekshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

Lajme të tjera

Web TV