Vendosën muzikë pas orës 20:00, gjobiten rëndë administratorët e lokaleve në jug

113 563 lexime

77,487FansaPëlqeje

Dy administratorë të lokaleve në jug të vendit janë gjobitur rëndë pasi kanë lënë muzikën hapur pas orës 20:00 në kundërshtim me Aktin Normativ.

Administratori i një lokali në Vlorë është gjobitur me 1 milionë lekë, ndërsa një tjetër i një lokali në Sarandë është gjobitur me 3 milionë lekë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë, Sarandë

Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Për pak mish”/Shkelet moratoriumi, gjuetarët vrasin dhitë e egra

Prej vitesh në vendin tonë është vendosur një moratorium për mbrojtjen e kafshëve të egra në vendin tonë, të...

Kaosi në pikat kufitare, reagon ministria e Jashtme: 330 testime në orë për COVID-19

Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria...

Durrës/ Shpëtohet nga policia 25-vjeçari që ishte duke u mbytur

Një 25-vjeçar, i cili ka rrrezikuar të mbytej në plazhin e Durrësit, është shpëtuar nga policia. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin...

Depresioni i merr jetën vajzës së miliarderit të njohur

Depresioni i ka marrë jetën vajzës së miliarderit të njohur amerikan New York Giants. Steve Tisch kishte tentuar vetëvrasjen më parë dhe ishte në...

Shkeljet e etikës mjekësore për vaksinën e re, mjeku rus jep dorëheqjen

Vaksina ruse që u konfirmua pak ditë më parë si e sigurtë dhe efektive për pacientë e infektuar me COVID-19 ngjalli shumë debate, pasi...

Lajme të tjera

Web TV