Ambasadori bullgar: Po shkohet me rezultate konkrete drejt integrimit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori bullgar Momtchil Stojanov tha nga Pogradeci se Shqipëria është në rrugën e proceseve integruese me BE si dhe hapat e arritur janë rezultat i punës së bërë deri tani.

“Rendi i  ditës është i qartë, rruga po ashtu. Tani jemi tek çështjet teknike, të cilat do të zgjidhen ashtu si ndodhi me Bullgarinë apo Kroacinë.

  Hapi i madh është bërë dhe po shkohet drejt rezultateve konkrete”, tha ai.

Pyetjes, sa do ndikojë procesin e integrimit, thellimi i krizës politike, si pasojë e miratimit pa konsensus të ndryshimeve kushtetuese, diplomati bullgar i dha këtë përgjigje: “Ne po flasim për procese politike që po zhvillohen, le të mos bëjmë konkluzione. Çdo shtet duhet të ketë një dialog të brendshëm, ne shohim që dialogu po funksionon dhe pjese e këtij dialogu ishte edhe marrëveshja e 5 qershorit. Unë besoj që partitë politike në Shqipëri në fund do arrijnë një vendim që do jetë në dobi të popullit”.

Ambasadori bullgar dorëzoi një sasi pakosh ushqimore dhe sanitare për familjet në nevojë të bashkive Pogradec, Pustec dhe Librazhd./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Nga Eduard Zaloshnja Në qoftë se në ekonominë e një vendi nuk ka një fluks të ri gjatë një viti,...

Moti gjatë fundjavës, ja si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën, shpjegoi se dita e premte do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të dendura. Gjithashtu ai...

Protesta e Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, reagon OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në lidhje me protestën e sotme (19 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE në Shqipëri. OSBE shkruan se...

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i cili ka folur më shumë...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Lajme të tjera

Web TV