“Në mungesë të vaksinës, mbrohuni në këto 3 forma”, mjekja apel qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja e Shërbimit Onkologjik Dhurata Tarifa bën apel për respektimin e masave kundër kooronavirusi, si e vetmja armë mbrojtëse në mungesë të një vaksine.

Tarifa thotë se të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë, distancë fizike si dhe higjienë personale por edhe në komunitet.

“Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një virus të padukshëm shumë virulent. Në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma.

Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale”, thotë mjekja në mesazhin e saj të shpërndarë në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Duhet të jemi korrekt me higjienën e trupit por edhe në komunitet. Në shërbimin onkologjik deri tani nuk kemi pasur asnjë rast me koronavirus, kjo falë masave të marra që nga maskat, matja e temperaturës në hyrje të spitalit”, shprehet ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë...

“Marrëdhënia Meta-Kryemadhi”/ Ngjela zbërthen skemën: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte. Ai i cilëson pjesë të një loje  deklaratat e fundit...

Pas temperaturave të larta, ky qytet ‘pushtohet’ nga breshëri dhe shiu

Pas temperaturave të larta, zona e Mirditës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe nga breshëri. Pothuaj i gjithë territori i Shqipërisë është...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ja parashikimi i frikshëm i Baba Vangës

Mediat e huaja kanë rikthyer profecitë e Baba Vangës për vitin 2024, pas ndezjes së situatës në Lindjen e Mesme. Baba Vanga, e lindur si...

Do të kandidojë për kryeministër? Ja si përgjigjet Agron Duka

Agron Duka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe situatën brenda opozitës. Ai tha se opozita duhet të...

Lajme të tjera

Web TV