Një lokal i cili organizonte dasma në mënyrë të përsëritur në kushtet e pandemisë së koronavirusit, është bllokuar për gjashtë muaj dhe është gjobitur.
Policia ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, administratorin e një lokali, pasi u konstatua se organizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Uniformat blu, kanë evidentuar në fshatin Verjon, Nikël, Fushë- Krujë, një lokal që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.
Për këtë subjekt me administrator shtetasin D. Ç., shërbimet e policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Policia apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./Bl.Ba/Fjala.al