Mblidhet parlamenti i ri në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut u mblodh sot në seancën e parë pas zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut.

Deputetëve të rinj iu desh t’u nënshtrohen masave të shtuara të kontrollit në hyrje të ndërtesës së parlamentit për shkak të koronavirusit që është përhapur dhe po merr nga disa jetë njerëzish për çdo ditë në këtë vend.

Seancën hapëse e drejtoi kryetari i përbërjes së kaluar të parlamentit, Talat Xhaferi, i cili për disa ditë ishte i shtruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen, teksa kishte rezultuar tre herë negativ në testet për COVID-19.

Seanca mbahet, jo në sallën e zakonshme, por në një hapësirë më të madhe nën kupolën e parlamentit që mundëson një distancë më të madhe fizike ndërmjet ligjvënësve, për t’iu shmangur kështu rrezikut nga përhapja e mundshme e virusit.

Posti i kryetarit të ri të parlamentit i takon shumicës së re parlamentare, e cila ende nuk është formuar. Ndërkohë, presidenti i vendit Stevo Pendarovski, në bazë të kushtetutës, në një afat prej dhjetë ditësh nga dita e sotme ia jep mandatin për formimin e qeverisë partisë e cila do të sigurojë shumicën prej 61 deputetësh në parlamentin prej120 vendesh.

Mandatari, nga ana tjetër, ka 20 ditë në dispozicion pasi ta marrë mandatin për ta formuar kabinetin qeveritar dhe për t’ia paraqitur parlamentit programin e qeverisë./VOA

Të fundit

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm, dhe rritja e popullsisë nuk...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Lajme të tjera

Web TV