Përzgjedhja e kandidatëve/ Basha: PD do të përfaqësohet nga elita e saj politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë, dhe në përfundim të tij jep një mesazh.

Basha thotë se në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, i shprehu anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare.

Ai deklaron se PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike dhe se nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

“Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj.

Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane – PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që ai të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin”, shprehet Basha.

Ai shton se përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare.

Sipas tij modeli i PD, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qendror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.

Lexo edhe :  Protagonizmi bosh, shërbimi më i mirë që mund ti bësh Ramës’! Kryemadhi e ka me Metën?

“Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik. Ditë më të mira”, thotë Lulzim Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Lajme të tjera

Web TV