Roma, nga një amerikan nga Bostoni, tek një amerikan nga Teksasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se gjysmë miliardë Euro janë një arsye bindëse për të lënë të të ikë nga duart një klub futbolli, qoftë ky edhe një klub si Roma. Në fakt, bisedimet për shitjen e klubit të Romës kanë nisur që në vjeshtë të 2019, e tashmë duket se është marrë edhe vendimi përfundimtar.

Në orët e vona të mbrëmjes, ka patur një takim midis Dan Fridkinit dhe presidentit të klubit të kryeqytetit të Italisë, Xhejms Palota.

Mësohet se oferta e miliarderit teksan shkon deri në 490 milionë Euro. Kësaj shifre i shtohen si kapital edhe 90 milionë të tjera. Kjo do të thotë se 300 milionë do të shkojnë për të paguar borxhet. Ndërkohë që asetet e klubit me bazë në Trigoria janë vlerësuar 190 milionë nga Fridkin dhe Palota me ortakët e tij, do të përfitonin rreth 177 milionë Euro nga shitja.

Përgjatë 8 viteve si numri 1 i Romës, Palota ka investuar rreth 260-270 milionë Eurosh. Kështu, operacioni i shitjes do të thotë për financierin nga Bostoni, një humbje prej 100 milionë Eurosh.

Të dy palët duket se janë pranë një marrëveshjeje dhe shumë shpejt mund të arrihet në një marrëveshje, sidomos kur Paleta nxiton ta mbyllë këtë punë brenda 15 gushtit./la.mi/Fjala.al

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV