Trump urdhëron ndalimin e TikTok në SHBA, Microsoft po përpiqet të blejë aplikacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Microsoft konfirmoi se kishte zhvilluar bisedime me kompaninë kineze të teknologjisë ByteDance, për të blerë aplikacionin TikTok, mjaft të përhapur në Shtetet e Bashkuara. Microsofti tha se do të punojë me qeverinë amerikane për një marrëveshje, që shpreson ta finalizojë deri më 15 shtator. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble njofton se TikTok ka tërhequr vëmendjen që kur u krijua dhe jo vetëm mes adoleshentëve.

Për më shumë se një vit, aplikacioni popullor nën pronësinë e kompanisë kineze, ByteDance, është ndjekur nga afër nga administrata e Presidentit Trump, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare raporton VOA.

Pasi paralajmëroi fillimisht se do ta ndalonte aplikacionin në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump e zbuti qëndrimin e tij të dielën, pas një telefonate me shefin ekzekutiv të Microsoftit, që është në bisedime për të blerë kompaninë.

TikTok ka miliona përdorues në Shtetet e Bashkuara dhe është jashtëzakonisht poopullor me adoleshentët, të cilët postojnë video të shkurtra, shpesh me humor. Ashtu si edhe media të tjera sociale, si Facebook dhe WhatsApp, mbledh të dhëna personale të përdoruesve.

Ndërsa kompanitë e mëdha teknologjike janë ndjekur me kujdes lidhur me grumbullimin e të dhënave në Shtetet e Bashkuara, disa udhëheqës amerikanë janë alarmuar nga mundësia që të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut mund të përfundojnë në duart e qeverisë kineze.

“Shqetësimi ka të bëjë me vlerën afatgjatë politike, ekonomike dhe të zbulimit të këtyre të dhënave që mblidhen nga të rinjtë në Shtetet e Bashkuara. Pas 10 vjetësh, këta të rinj do të jenë të rritur dhe disa prej tyre mund të kenë pozita të larta ose në poste të rëndësishme të lidhura me pronësinë intelektuale”, thotë Steven Weber, zëvendës dekan i Fakultetit të Informacionit, në Universitetin e Kalifornisë, në Bërkli.

Lexo edhe :  Video/ Si paraqitet situata në Strasbourg pas përplasjes së dy tramvajeve

Rritja marramendëse e TikTok-ut ka tërhequr vëmendjen edhe për arsye të tjera. I njohur kryesisht për video humori dhe muzike, aktivistët e rinj e kanë përdorur me sukses për të mbështetur lëvizjen Black Lives Matter…

Vendet e zbrazëta në një tubim rizgjedhjeje të Presidentit Trump në Oklahoma, ishin pjesërisht rezultat i regjistrimit të përdoruesve të aplikacionit për bileta që nuk kishin ndër mend t’i përdornin.

Ish-punonjës dhe dokumenta të brendshme kanë nxjerrë në paj se TikTok ka censuruar postime që kritikojnë qeverinë kineze si protestat pro-demokraci në Hong Kong, sipas njoftimeve të medias.

Të hënën, Presidenti Trump tha se TikTok mund të vazhdonte të funksiononte në Shtetet e Bashkuara, me disa kushte.

“Nuk do ta kem problem, nëse e blen Microsofti, ose ndonjë kompani tjetër e madhe, e sigurt amerikane”, tha ai.

Marrëdhëniet dikur të mira mes kompanive amerikane dhe kineze të teknologjisë, filluan të dëmtoheshin kur kompania e celularëve Huawei dhe platforma e videokonferencave Zoom, u vunë në shënjester të ligjvënësve amerikanë, për shqetësime sigurie.

“Para dy vjetësh, për shumë njerëz ishte e pakonceptueshme që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të shkëpusnin zinxhirin e furnizimit në fushën e teknologjisë. Dhe shumë janë befasuar me gadishmërinë e Shtetevet ë Bashkuara për ta bërë një gjë të tillë”, thotë profesor Weber.

Presidenti Trump ka caktuar 15 shtatorin si afat për një marrëveshje të blerjes së TikTok-ut nga një kompani amerikane.

Ndërkohë Instagrami pritet që në javët e ardhshme të publikojë një aplikacion të ngjashëm me TikTok-un. Çka do të thotë që TikTok-ut nuk i mbetet shumë kohë për të vepruar.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti," ka njoftuar Donald Trump...

Varësia nga duhani, propozohet ulja e nivelit të nikotinës në cigare në SHBA

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës. Megjithatë, ky synim,...

Rrëzohet avioni stërvitor në Iran, tre persona humbën jetën

Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm,...

Veliaj:Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë për fitoren e PS-së dhe Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit...

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri/ Avokati: Kanë bërë masakra në vendin tonë!

‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptarët emigruan në Greqi dhe e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami. I ftuar mbrëmjen e...

Lajme të tjera

Web TV