Covid-19 nuk njeh kthim, ulet këmbëkryq në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtohen raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, 130 të prekur dhe 4 të vdekur. Specialistët vënë theksin në respektimin e masave

Nga Leonard Veizi

Thirrjeve standarte për larje duarsh me sapun apo disfektimin e tyte me përbërës alkooli, për mbajtje maskash në vende publike dhe shmangie të qëndrimit aty ku ka grumbullime njerëzish, nuk e kanë ulur numrin e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Pra, në rastin më të mirë rregullat nuk janë zbatuar siç duhet dhe kjo ka mundësi të ndreqet, qoftë dhe në një të ardhme të afërt.

Në rastin më të keq, do të thotë se pandemia po vazhdon të zgjerohet dhe masat paraprake nuk e ndalojnë dot këtë ofensivë të saj. Dhe pas marrjes së terrenit në vazhdimësi, dy mbeten mundësitë për të rehabilituar situatën: gjetja e një vaksine parandaluese si dhe terapia me një medikamenti luftues. Eksperimenet nëpër laboratorët vazhdojnë…

…Komunikata zyrtare flet për një rekord të ri të infektuarish. Duket se për së shpejti nuk pritet ndonjë ulje e numrit të tyre dhe përditësimet që publikojnë mjekët e Institutit të Shëndetit publik, nga alarmante po kthehen në të frikshme. Ndërkohë jemi në ditët e parë të muajit gusht, ku shumica dërmuese e administratës shtetërore por dhe e shumë sektorëve të tjerë privatë, janë në periudhën e pushimeve verore.

Vërshimi i njerzve në plazhe duket se nuk shihet me sy të mirë nga specialistët që deri dje rekomandonin diell dhe kripë në lëkurë. Por alarmi më i madh mbetet ende i paprovuar, por gjithsesi i stimuluar, duke vënë në qendër të shënjestrës muajin shtator, si një muaj që më mungesë të sjelljes së një vale të dytë pandemike, do të intensifikojë valën e parë e cila tanimë cilësohet ende e pakonsumuar edhe pse ka rreth 10 muaj në qarkullim që nga çasti kur në Wuan të Kinës u zyrtarizua përhapja e këtij virusi vdekjeprurës.

Përditësimi
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë bërë 546 teste për koronavirus, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 130 persona. Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor në dy spitalet Covid. Gjatë të njëjtit hark kohor, të 24 orëve të fundit, janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Lexo edhe :  Basha “hap listat” me email

Humbjet njerëzore
Në spitalin infektiv kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Ndërsa në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka ndërruar jetë një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese. Në total numri i viktimave në vendin tonë ka arritur në 176 humbje jete. Në vend të parë listohet Qarku Tiranë me 89 viktima dhe më pas vijnë: Shkodra 30, Durrësi 22, Fieri 9, Elbasani 6, Lezha 5, Kukësi 4, Vlorë 4, Korça 4, Dibra 2 dhe Berati 1.

Respektimi i masave
“U kërkojmë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë normalitet të ri, bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.” u shpreh mjekja e Instituti i Shëndetit Publik.
Po çfarë duhet bërë nëse ndiheni i rrezikuar nga ky virus? Eugena Tomini në vazhdimësi të prononcimeve të saj sqaron sërish: “Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes”.

Statistika: COVID-19

Testime totale 43203
Raste pozitive 5750
Raste të shëruara 3054
Raste aktive 2520
Humbje jete 176 /Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te...

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar që besojnë se dy...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Lajme të tjera

Web TV