Hidhet në treg kloni i TikTokut, do të quhet Instagram Reels

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj aplikacionit për video të shkurta, TikTok.

Operacioni i ri u ofron mundësi përdoruesve që të incizojnë dhe modifikojnë materialet e tyre 15-sekondëshe përmes një vargu efektesh.

Përdoruesit do të kenë mundësi të shpërndajnë me ndjekësit e tyre këto materiale në një seksion të ndarë apo edhe në zonën ku materialet e publikuara largohen pas 24 orëve.

Rrjeti social, Facebook, që menaxhon Instagramin ka histori të gjatë të klonimit të shërbimeve konkurente. Mundësia e publikimit të fotografive për 24 orë është e ngjashme me atë të platformës Snapchat.

Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg është përballur me pyetje të ashpra rreth shprehisë së kopjimit të rivalëve përgjatë një seance në Kongresin amerikan më 29 korrik.

Aktualisht kompania amerikane, Microsoft është duke negociuar për blerje të operacioneve të aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mund të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez në SHBA, i cili besohet se ka 100 milionë përdorues në territorin amerikan dhe qindra miliona tjerë në gjithë botën.

Mundësia Reels e Instagramit do të funksionalizohet në 50 shtete, përfshirë SHBA-në, Indinë, Brazilin, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Australianë e tjera.rel/Fjala.al

 

Të fundit

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi situatën

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën në vend për shkak të motit të keq, të reshjeve të...

“Drejtësia vonon por nuk harron”, Salianji letër- përgjigje nga qelia 6

Ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg për çështjen e “Babales”, ka bërë një deklaratë të re nga qelia. Në një letër të...

Gazetari i drejtohet Berishës: Hetoni vjedhjen brenda shtëpisë para se të përballeni me…

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e...

Shakaja e papritur e Biden për zjarret në Los Anxheles, ja reagimi epik i Kamala Harris

Presidenti Joe Biden po bëhet viral pasi bëri shaka gjatë trajtimit të një çështjeje shumë serioze, zjarret në Los Anxhelos dhe njerëzit po kanë...

Njihuni me vjehërrit më të mirë të zodiakut

Ujori Ujori është një person i qetë dhe i ftohtë. Ai nuk ka asnjë problem me ndonjë diversitet. Nëse burri apo gruaja që zgjidhni është...

Lajme të tjera

Web TV